Vetëvendosje! nuk po garon me subjekte politike, por me organizata mafioze

Rexhaj123Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! për kryetar të Prizrenit, Arbër Rexhaj, ka ashpërsuar gjuhën në raport me partitë tjera politike. Ai tha se Vetëvendosje! në zgjedhjet e nëntorit në garë përballë nuk ka subjekte politike, por organizata mafioze. “Deri më tani Komuna e Prizrenit nuk është qeverisur nga subjekte politike, por organizata kriminale. Dhe ky është fakt i pakundërshtueshëm. Deri më tani Komuna e Prizrenit nuk ka pasur as opozitë, por vetëm kundërshtime kozmetike që nuk dhanë ndonjë rezultat. Gara zgjedhore dhe ballafaqimi me ta, nuk do të jetë i lehtë. Sepse në këtë garë nuk do të ballafaqohemi me subjekte politike, por organizata mafioze të certifikuara nga KQZ-ja”, tha Rexhaj.

Sipas tij, me hyrjen në garë të Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren, është kthyer shpresa e ndryshimit të rendit të deritanishëm të gjerave.
Vetëvensoje! në Prizren, ka mbajtur një takim me strukturat e saja në të cilën është diskutuar për rëndësinë e mobilizimit të të gjitha kapaciteteve me qëllim që zgjedhjet lokale të këtij viti të jenë garancë për ndryshim.

Shefi i Shtabit Zgjedhor Faruk Dakaj tha se takimet e drejtpërdrejta, puna e vazhdueshme në terren, mbrojtja e votës, ndershmëria dhe korrektësia eVV-së me qytetarë, do të jenë armët kryesore kundër politikës së vjetër. “Përpos ndryshimit politik në Prizren, mbi ne rëndon edhe barra e mbrojtës së votës me 3 nëntor. Gjersa ne mbajmë trajnime me vëzhgues e komisionerë se si ta mbrojmë votën, ata trajnohen se si ta vjedhin atë. Mirëpo me vullnetin dhe guximin e secilit aktivistë të Vetëvendosje!, atë ditë kjo betejë do të përfundojë në favorin tonë”, tha Dakaj./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Votimi në Prizren vijon pa probleme, Hyseni: Proces i qetë dhe i organizuar

Nga Qendra Komunale e Numërimit në Prizren ka folur, Nexhmedin Hyseni, i cili mban edhe një pozitë brenda KQZ-së.   Ai ka deklaruar se procesi po...

Detaje nga rrahja në Prizren: Tre të lënduar, dy nga thika

Katër persona janë përfshirë në një rrahje që ka ndodhur sot në Prizren. Tre prej tyre kanë pësuar lëndime, dy nga thika dhe një tjetër...

Lajmet e Fundit