Malishevë, e rrah gruan e vajzën nga xhelozia

Prokuroria Themelore e Gjakovës njofton se në rastin e para dy ditësh në fshatin Carravan të Malishevës një burrë ka përdorur dhunë fizike ndaj gruas së tij, dhe të njëjtit i është caktuar paraburgimi prej 30 ditësh.

“Dhuna ka filluar në automjetin e tyre ku i pandehuri ka filluar ta godet bashkëshorten në kokë dhe trup, ku më pas dhuna ka vazhduar edhe në shtëpinë e tyre kështu duke përfshirë edhe vajzën e tij D.B., e cila kishte tentuar ta ndalonte sulmin fizik që babai i saj po ushtronte ndaj nënës. Të dëmtuarat M.P., dhe D.B., kanë marrë ndihmën mjekësore në QKMF- Malishevë”, thuhet në këtë njoftim.

Bëhet e ditur se i pandehuri D.B., kishte kryer veprën penale të lëndimit të lehtë trupor nga neni 188 para.3 të KPRK-së, ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.

Gjithashtu, Prokuroria Themelore e Gjakovës dje ka kërkuar masën për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit në afat prej 30 ditësh, pranë Gjykatës Themelore në Malishevë.

Më Shumë

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

Rahoveci mban takimin e parë publik për raportin 6-mujor të vitit 2026

Sot është mbajtur takimi i parë publik me qytetarët për punën në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje...

Lajmet e Fundit