Rahovec, kanos ish-dhëndrin pas ndarjes nga vajza e tij

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Komunën e Rahovecit një i dyshuar ka kanosur ish dhëndrin e tij pas ndarjes nga vajza.

I dyshuari përmes një telefonate ka kanosur viktimën duke i thënë që “nga nesër më ke një gjak borxh”.

“Rasti ka ndodhur pasi që i pandehuri S.P., kishte kanosur dhëndrin e tij pas seancës gjyqësore të shkurorëzim të vajzës së tij S.E., dhe dhëndrit D.E., ku kishte telefonuar të njëjtin duke i thënë që “nga nesër më ke një gjak borxh”. I pandehuri S.P. kështu kishte kryer veprën penale të Kanosjes nga neni 185 par.2 të KPRK-së”, thuhet në komunikatën e policisë.

Prokuroria i Shtetit ka bërë kërkesën për caktimin e paraburgimit në afat prej një muaji ndaj të dyshuarit, në Gjykatën Themelore në Gjakovë.

Më Shumë

62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 1880 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Vreshtarët përfitues në Rahovec mund të furnizohen me preparat për luftimin e cikadës

Drejtoria për Bujqësi në Komunën e Rahovec ka njoftuar vreshtarët përfitues se mund të furnizohen me preparatin për luftimin e insektit cikada në pikën...

Lajmet e Fundit