Prizren: Fshati shqiptar i Luginës së Lumëbardhit


Pak shenja jete mund të dallohen në ditët e vjeshtës në fshatin Struzhë të Prizrenit. Pavarësisht pamjeve mahnitëse të Maleve të Sharrit, që ky vendbanim ofron, ai ka mbetur me numër të vogël banorësh.

Kushtet e vështira ekonomike dhe pasojat e rënda nga lufta e fundit në Kosovë kanë detyruar pjesën dërrmuese të banorëve të dikurshëm të këtij fshati malor që të ikin nga vendlindja, në kërkim të një jetese më të mirë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kësisoj fshati gradualisht ka marrë pamjen e një vendbanimi të braktisur, ani pse përreth vetes ka natyrë me imazhe pothuajse përrallore. Sot në këtë fshat që shtrihet në një terren kodrinor-malor jetojnë kryesisht të moshuarit.

Ata me krenari deklarojnë se Struzha është i vetmi fshat shqiptar në Luginën e Lumëbardhit, trevë kjo në të cilën jetojnë kryesisht pjesëtarët e komunitetit boshnjak. Ndërkohë lëvizja e automjeteve është e rrallë.

Vetëm shtëpitë e vjetra të ndërtuara prej guri sikur japin dëshmi për qëndresën e fshatit përballë sfidave të kohërave të ndryshme. Por në pjesën dërrmuese të tyre portat janë të mbyllura, madje me dry, derisa kulmet janë të dëmtuara dhe shihet se dora e njeriut nuk i ka prekur prej kohësh.

“Të gjitha janë, por njerëz nuk kemi”

Drejtori i shkollës së fshatit, Ramit Pireci, tregon se në këtë institucion arsimor mësimet aktualisht i vijojnë vetëm 6 nxënës.

“Fshati Struzhë është djegur gjatë luftës. Bashkë me fshatin është djegur edhe shkolla me gjithë dokumentacionin e materialin didaktik.

Më Shumë

Kurti viziton ekspozitën digjitale kushtuar Ukshin Hotit në Krushë të Madhe

Në 83-vjetorin e lindjes së Ukshin Hoti, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Ekspozitën Digjitale “DheShkronjë”, të hapur në Amfiteatrin e...

Dogana zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar dy raste të suksesshme të zbulimit të substancave narkotike gjatë kontrollit...

Lajmet e Fundit