27 C
Prizren
E martë, 8 Korrik, 2025

Kadri Veseli në Zym të Hasit për përurimin e bustit të Gjergj Kastriotit – Skënderbeu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka përuruar sot bustin e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në Zym të Hasit.

Veseli ka thënë me këtë rast se heroi ynë kombëtar ka qenë burim i madh frymëzimi për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës duke na dëshmuar se, kur bënë një luftë të drejtë për liri, fitorja është e arritshme edhe përballë një armiku shumëfish më të madh e më mirë të armatosur.

“Këtë vit jubilar të përvjetorit të 550-të të vdekjes së Skënderbeut po e finalizojmë me përurimin e një shtatore madhështore të tij në Zym, në skajin verilindor të zotërimeve të familjes së Kastriotëve. Heroi ynë kombëtar ka qenë burim i madh frymëzimi për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës duke na dëshmuar se, kur bënë një luftë të drejtë për liri, fitorja është e arritshme edhe përballë një armiku shumëfish më të madh e më mirë të armatosur. Po ashtu, ai aleatët i ka kërkuar gjithmonë në Perëndim, çka është një amanet i orientimit gjeopolitik që ne ende e ndjekim me përpikëri”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

Më Shumë

Edicioni i pestë i Autostrada Biennale hap dyert në Prizren: “Rrymat që Shpalosen: Pulsi i Kohës”

Në Prizren ka nisur edicioni i pestë i Autostrada Biennale, një ngjarje e rëndësishme e artit bashkëkohor, që këtë vit shënon edhe 10-vjetorin e...

Kryeprokurori i Prizrenit dhe monitoruesi i EULEX-it diskutojnë për mbrojtjen e mjedisit dhe ndëshkimin e krimeve mjedisore

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu priti në takim pune z.Vesa Satamo, monitorues tematik për krimet ndaj mjedisit nga Njësia për Monitorim...

Lajmet e Fundit