11.7 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026

Prokuroria e Prizrenit rastet e dhunës në familje do të vazhdojë t’i trajtojë me prioritet

Në Prokurorinë Themelore në Prizren është mbajtur takimi i tretë përmbyllës për këtë vit me përgjegjësit të cilët merren me trajtimin e rasteve që ndërlidhen me veprat penale të cilësuara si dhunë në familje, brenda kompetencës së kësaj prokurorie.

Në këtë takim thirrur dhe organizuar nga prokurorja dhe koordinatorja për rastet e dhunës në familje znj. Mehreme Hoxha, ishin të pranishëm Kryeprokurori Admir Shala, përfaqësues nga Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit, përfaqësues nga Zyra për Ndihmë Juridike Falas si dhe zyrtarë nga Shërbimi Sprovues.

Të gjithë pjesëmarrësit në takim vlerësuan lartë bashkëpunimin që ekziston në mes institucioneve kompetente për trajtimin efikas dhe të shpejtë të këtyre rasteve. Sidomos, u vlerësua trajtimi i dinjitetshëm i viktimave të dhunës në familje që bëhet nga ana e këtyre institucioneve. Poashtu, u theksua se të gjitha lëndët që kanë të bëjnë me dhunë në familje, janë kryer me prioritet. Kështu, në Prokurorinë Themelore në Prizren, vetëm gjatë këtij viti janë kryer gjithsej 177 lëndë të cilësuara si dhunë në familje, ndërsa aktualisht në punë janë 10 lëndë.

Nga të pranishmit u vlerësua se shqetësuese edhe me tutje mbetet rritja e numrit të rasteve të dhunës në familje, e sidomos të rasteve recidiviste. Andaj, u kërkua që rastet e tilla të trajtohen me prioritet dhe me seriozitet të theksuar dhe të vlerësohet shkaku apo problemi.

Koordinatorja për dhunë në familje nga Prokuroria Themelore në Prizren znj. Mehreme Hoxha, theksoi se nga data 01 janar 2019 do të hyjë në funksion “Databaza Nacionale e të Dhënave” për rastet e dhunës në familje, në të cilën në mënyrë të organizuar do të regjistrohen të dhënat për viktimat, kryerësit e veprave penale, veprat penale, mosha, gjinia etj. Kjo databazë është aprovuar nga Ministria e Drejtësisë – Zyra e Koordinatorit Nacional kundër dhunës në familje.

Më Shumë

Prizren, 17 aktakuza kundër 18 personave për vepra të ndryshme penale

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se gjatë orëve të fundit ka intensifikuar punën në luftimin e kriminalitetit, duke ngritur gjithsej shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza...

“Stop drogave” – Policia në Prizren fushatë ndërgjegjësuese me nxënësit

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka zhvilluar një fushatë ndërgjegjësuese kundër narkotikëve me nxënës të një shkolle të mesme, në kuadër të projektit...

Lajmet e Fundit