28.4 C
Prizren
E enjte, 7 Gusht, 2025

SBASHK-u paralajmëron grevë në orën e parë të mësimit


Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK) ka paraparë për të enjten grevë në orën e parë të mësimit.

Siç ka mësuar Koha Ditore, greva do të mbahet rreth mos realizimit të kërkesave të sindikatës për ngritjen e koeficientit të mësimdhënësve në projektligjin për paga.

Menaxheri për financa në SBASHK, Ymer Ymeri i ka thënë gazetës se për këtë grevë e kanë marrë pajtimin e të gjitha shkollave. Ai ka bërë të ditur se nëse kërkesa e tyre nuk realizohet, nuk do të nisë gjysmëvjetori i dytë ashtu siç është paraparë nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT).

“Grevë do të ketë të enjten në orën e parë në dy ndërrimet për ngritjen e koeficientit në ligjin e pagave. Të hënën dhe të martën gjatë ditës kemi marrë mendimet e të gjitha komunave dhe shkollave në Kosovë dhe të gjithë janë deklaruar për grevë”, ka thënë Ymeri.

Sindikata ka paralajmëruar për sot në ora 12:00 një konferencë për media ku pritet të bëhen të ditura detajet rreth grevës.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës ka paraparë për të enjten grevë në orën e parë të mësimit/ Edona Kutleshi.

Më Shumë

Nis hetimi për një gurthyes për degradim e shkatërrim të mjedisit në Suharekë

Policia e Kosovës ka iniciuar rast për degradim dhe shkatërrim të ambientit ndaj një gurëthyesi në fshatin Samadrexhë të Suharekës. Policët kanë gjetur në gurëthyes...

Pas arrestimit të kolonelit Nexhmi Krasniqit, KMDLNj kritikon Sveçlën për deklarata paragjykuese

Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim të ngushtë me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK), para disa ditësh ka zhvilluar një aksion të koordinuar që...

Lajmet e Fundit