9.8 C
Prizren
E shtunë, 1 Shkurt, 2025

Një vit burgim për plaçkitjen e shtëpisë së të moshuarës në Prizren


Gjykata Themelore në Prizren e ka dënuar me një vit burgim personin Z.B pasi kishte plaçkitur një shtëpi në Prizren.

Në njoftimin e Gjykatës thuhet se Z.B. në bashkëpunim me të pandehurin A.B kanë plaçkitur shtëpinë e një të moshuare, në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Sepse me datën 22.07.2018 rrethe orës 15:30, në rrugën “Hoxhë Tasini” në Prizren, saktësisht në shtëpinë e të dëmtuarës me iniciale M.C., i pandehuri duke vepruar në bashkëkryerje me të pandehurin me iniciale A.B., me qëllim që vetit ti sjellin përfitim pasuror të kundërligjshëm, të dëmtuarës ia marrin pasurin e luajtshme, në atë mënyrë që të pandehurit duke menduar fillimisht se askush nuk gjendej në shtëpi, si dhe duke shfrytëzuar paaftësinë dhe gjendjen e rëndë e të dëmtuarës e cila është e moshës së shtyrë si dhe bashkëshortit të saj i cili është i palëvizshëm, hynë në shtëpi e tyre dhe marrin gjëra të ndryshme me vlerë, dhe pasi kuptojnë se në shtëpi gjendet e dëmtuara, menjëherë largohen nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore.

Më Shumë

Policia shqiptoi 2185 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 2185 gjoba në trafik. Sipas raportit të policisë, gjatë 24...

Policia shqiptoi 2039 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 2039 gjoba në trafik. Sipas raportit të policisë, gjatë 24...

Marshi i hienave

Lajmet e Fundit