11.2 C
Prizren
E shtunë, 21 Mars, 2026

Rexhaj në Gjonaj: Hasi i rëndësishëm për Komunën e Prizrenit

Rexhaj-gjonaj-hasLëvizja Vetëvendosje! në Prizren ka takuar banorët e fshatit Gjonaj. Kandidati i VV-se për kryetar dhe kandidatët për ansamble te Prizrenit, shpalosën pjesë të alternativës për qeverisje si dhe diskutuan për problemet e përditshme të banorëve të këtij fshati.

Rexhaj në këtë takim tha se fshati Gjonaj dhe rajoni i Hasit në përgjithësi vazhdojnë të mbesin pjesë të rëndësishme të Komunës sonë, si në aspektin e trashëgimisë kulturore ashtu edhe në atë ekonomik.

“Remitancat e hasianëve që punojnë jashtë shtetit, aktualisht janë burim kryesor i të ardhurave për qytetarët e kësaj ane. Mirëpo, krahas tyre subvencionimi i sektorit prodhues, në veçanti i bujqësisë, paraqet një veprim të domosdoshëm për zhvillim të qëndrueshëm të kësaj zone”, tha Rexhaj.

Duke potencuar përkushtimin e mbrojtjes së interesave të qytetarëve, kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje! theksuan se do të jenë zëri i të gjithë qytetarëve nëpër institucionet e pushtetit lokal.

Ndër temat tjera që u diskutuan në këtë takim, ishin zbutja e kritereve për subvencionim si dhe mundësia e hapjes së një shkolle profesionale për teknologji ushqimore./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kastrati uron qytetarët për Fitër Bajram

Kryetari i Malishevë, Ekrem Kastrati, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe festës së Fitër Bajrami. Në...

Përkujtohet Beteja e Kabashit në Prizren – një nga betejat më heroike të UÇK-së

Sot, për nder të 27-vjetorit të Betejës së Kabashit, zyrtarë të ekzekutivit të Prizren, së bashku me familjarë të të rënëve, përfaqësues të shoqatave...

Lajmet e Fundit