“Vëllai” i Thaçit përuron terminalin e “Adem Jasharit”

Thaci-Erdogan1Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do ta vizitojë Kosovën më 23 tetor të këtij viti. Vizita e tij do të bëhet me rastin e inaugurimit të terminalit të ri të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, Prishtinë.

Kjo vizitë i është konfirmuar Ministrisë së Jashtme të Kosovës përmes Ambasadës së Turqisë në Kosovë, ku thuhet se pas ftesës së Kryeministri Hashim Thaçi i ka bërë homologut të tij turk, ai ka pranuar që këtë vizitë ta bëjë me rastin e inaugurimit të terminalit të ri.

“Ambasada e Turqisë në Kosovë komplimenton Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës dhe ka nderin që ta njoftojë Ministrinë në fjalë se pas ftesës së bërë nga Shkëlqesia e Tij, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Shkëlqesia e Tij, Recep Tayyip Erdogan, Kryeministër i Republikës së Turqisë, do të vizitojë zyrtarisht Kosovën me rastin e inaugurimit të terminalit të ri të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” më 23 tetor, 2013”, thuhet në letrën që Ambasada turke i ka dërguar MPJ-së, të cilën e ka siguruar Gazeta Zëri.

Rreth agjendës dhe përbërjes së stafit të Erdoganit, Ambasada turke thekson se do ta njoftojnë Ministrinë më vonë, duke i ofruar MPJ-së çdo mbështetje të nevojshme për këtë rast.

Më Shumë

Pas zgjedhjeve, flet Totaj: Klasës politike i duhet “refresh”

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka folur lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në vend. Në një intervistë për Klan Kosovën, Totaj...

Në Rogovë të Hasit përkujtohet Komandant Lleshi

Në Rogovë të Hasit është përkujtuar heroi i kombit Haxhi Hoti – Komandant Lleshi, në 28-vjetorin e rënies së tij heroike. Me këtë rast, kryetari...

Lajmet e Fundit