Vjedhje në Lubizhdë të Prizrenit: Hajnat në shtëpi, pronari në Zvicër


Persona të panjohur kanë vjedhur sende të ndryshme në një shtëpi në fshatin Lubizhdë të Prizrenit.

Ata, kanë depërtuar me forcë brenda shtëpisë.

“Ankuesi ka raportuar se persona të panjohur, kanë depërtuar me forcë brenda një shtëpie”, raporton PK.

“Ankuesi është mbikëqyrës i shtëpisë, pasi që pronari jeton dhe punon në Zvicër”.

Sipas ankuesit nga shtëpia e janë vjedhur vegla pune si dhe dy armë: një pushkë gjuetie dhe një revole, për të cilat viktima posedon leje përkatëse.

Rasti nën hetime./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Një 26-vjeçar ka vdekur në vendin e punës të hënën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në lagjen Arbana, ku viktima ishte...

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

Lajmet e Fundit