7.4 C
Prizren
E mërkurë, 4 Shkurt, 2026

Veteranët paralajmërojnë protesta

82 deputetët që votuan PËR themelimin e Gjykatës Speciale në gushtin e 2015-s janë quajtur të “shkretë” nga ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së vazhdon ta kundërshtojë këtë gjykatë, derisa zyrtarë të saj kanë bërë të ditur se brenda vitit pritet të intervistohen edhe 100 ushtarë të tjerë nga Specialja.

Sipas saj, drejt Hagës më 4 shkurt do të udhëtojnë personat, të cilët tashmë kanë marrë ftesat.

Përveç 7 prej emrave që tashmë janë të njohur, sipas Gucatit, në mesin e atyre që pritet të intervistohen janë edhe katër luftëtarë të tjerë, porse emrat e tyre nuk ka dashur t’i bëjë publik, aporton KTV.

Gucati ka përmendur edhe organizimin e protestave kundër Speciales, por, siç ka thënë, nuk kanë as kundër kujt të protestojnë.

Kjo pasi, sipas tij, vetë vendorët e kanë votuar atë.

Kryetari i OVL-së beson se siç kanë dështuar Gjykatat e tjera, ashtu do të dështojë edhe Specialja ngase lufta e UÇK-së ishte e pastër dhe e drejtë.

OVL e UÇK edhe përmes peticionit e kishte kundërshtuar Specialen.

Më Shumë

Ylli nuk ndalet, prezanton tjetër transfer me përvojë nga NBA

Tjetër transfer është prezantuar sot nga Golden Eagle Ylli. Brenda dy ditëve therandasit kanë nënshkruar me lojtarin e tretë të huaj. Bëhet fjalë për organizatorin...

Rahoveci prezanton qendrën e re

KB Rahoveci 029 ka zyrtarizuar përforcimin më të ri në radhët e skuadrës, duke prezantuar qendrën amerikane Naheem McLeod. Basketbollisti me gjatësi 2.24 metra pritet...

Lajmet e Fundit