17.9 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Limaj për grevën në arsim: Lë të kuptohet se ka pasur ngjyrime politike (VIDEO)

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka thënë se greva e derisotme në arsim ka qenë e panevojshme dhe vetëm humbje kohe.

Ai në Info Magazine të Klan Kosova ka folur për fjalët se kjo grevë e organizuar nga SBASHK, ka qenë politike dhe e nxitur.

“Ajo që po shihet është se greva ka qenë humbje kohe. Qe tri javë kemi bërë ofertën, ka pasur takime dhe është humbur një kohë e panevojshme. Po lë të kuptohet se ka pasur ngjyrime politike”, ka deklaruar Limaj.

“Humbja tre javore është vështirë të kompensohet. Ajo që po më lodhë sot jo meritat por humbja prej trejavësh nuk ka ndryshuar, fare pak. Ndoshta dikush ka pasur ndonjë skenar që të dramatizojë deri në ditën e fundit”.

Limaj ka thënë se ajo të cilën e ka pranuar SBASHK sot është oferta e bërë që në fillim që të ndërpritej greva, me disa ndryshime të vogla.

“Ka një diçka simbolike nga ajo që ka qenë pothuajse tri javë e ofruar nga Ministri Bytyqi. Ky ka qenë angazhim edhe ministrit, deputetëve dhe të tjerëve. Kjo që ka ndodhur sot ka mundur të ndodhë para tre javësh. Arsimtarët tanë natyrisht kanë mendimet e tyre poltyike, por unë e kam parë si grevë të dinjitetit. Kjo që ka ndodhur sot, humbje kohës është paarsyeshme”.

Më Shumë

Beteja vendimtare për finale: Bashkimi dhe Bora sonte për një vend ndaj Trepçës

Sonte zhvillohet ndeshja vendimtare e serisë së dytë gjysmëfinale në “Play-off”-in e elitës së basketbollit kosovar, ku Bashkimi pret Borën në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren. Seria...

QRTK në Prizren dhe DKRS në Malishevë thellojnë bashkëpunimin për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore

Në vijim të angazhimeve institucionale për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren zhvilloi një takim pune me...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit