2.2 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Vdekja e Kurt Cobain: vrasje apo vetëvrasje?

KurtCobain-rockerKurt Cobain lideri i bandës së rokut “Nirvana”, e cila njohu sukses botëror në fund të viteve ’80, u gjet i pajetë në banesën e tij në Siatëll, më 8 prill 1994. Vdekja e tij ka ngjallur teori komplotiste më shumë se mbi këdo artist tjetër të vetvrarë. Çfarë ndodhi realisht atë natë? Afër trupit të tij gjendej një pushkë dhe një letër lamtumire e shkruar me dorë

Vdekja Kurt Cobain nga një plumb në kokë, në moshën 27-vjeçare u arkivua si vetëvrasje, por teoritë alternative se vetëvrasja ishte një inskenim për të mbuluar vrasjen e tij kanë qenë të shumta.

Mosha e Cobain-it në momentin e vdekjes e futi me të drejtë në teorinë e komplotit të njohur si “Club dei 27”, që u referohet muzikantëve të shumtë të cilët janë vetëvrarë në këtë moshë, përfshirë këtu edhe Hendrix dhe Morrison.

Historia e muajve të fundit e Kurt Cobain është ajo e një personi në një gjendje psiko-fizike vërtet të rënduar, për shkak të përdorimit të pandërprerë të heroinës dhe substancave të tjera narkotike. Në më shumë se një rast i kishte shpëtuar vdekjes nga overdoza.

Bashkëshortja e tij, këngëtarja Kortnei Lov më 18 mars të 1994-s telefonoi policinë e Siatëllit sepse Cobain ishte mbyllur në dhomën e tij me disa armë. Kishte ndërmend të vetëvritej. Dhe kur ndodhi vërtet në muajin prill të po atij viti, mund të thuhet se këto ishin sinjale paralajmëruese. Ku bazohen atëherë teoritë alternative, përveç moshës së tij?

Gjerdani mbajtës i teorive komplotiste është pohimi i autopsisë se Cobain kishte konsumuar një dozë të madhe heroine dhe se në atë gjendje nuk mund të kishte forcën dhe kthjelltësinë e duhur për t’ia drejtuar pushkën vetes dhe më pas ta shkrepte.

Por midis relacioneve për vdekjen e tij nuk ka asnjë gjurmë të rezultateve toksikologjike. I vetmi burim është një artikull në “Seattle Post”, i publikuar më 14 prill të vitit 1994, në të cilin shkruhej: “Burimi thotë se testi toksikologjik përcaktoi se niveli i heroinës në gjakun e Cobain ishte 1.52 miligram për litër. Gjithashtu ka gjurmë të Diazapanit dhe Valiumit”. Por nuk qartësohet se kush ishte burimi. Sipas mbështetësve të teorisë së komplotit një përqendrim i 1.5mg/l të heroinës në gjak korrispondon me një injektim në vend të 225-240 mg heroinë, një sasi vdekjeprurëse që duhej të vriste Cobain-in.

Por gjërat nuk janë kaq të thjeshta dhe automatike. Është e vërtetë që një dozë prej 200 mg konsiderohet vdekjeprurëse, megjithatë rreziku mund të jetë shumë më i lartë nëse subjekti nuk ka asnjë tolerancë ndaj heroinës, po aq edhe i ulët nëse subjekti ka tolerancë ndaj saj. Cobain ishte një konsumues i rregullt, prandaj është e verifikuar që ishte tolerant. Edhe po të kishte injektuar 240 mg heroinë, ajo dozë nuk do të kishte qenë vdekjeprurëse. Sa më shumë subjekti është vartës, aq më shumë ka nevojë për doza më të mëdha për të arritur efektet e dëshiruara.

Për më tepër, nuk është aspak e vërtetë që pasi merret një dozë heroine nga venat, nuk je i aftë të kryesh aksione pak a shumë të vetëdijshme. Elementi kryesor i teorisë së vetëvrasjes, pra duket që nuk ka baza. Në këtë pikë, duke pasur parasysh dorëshkrimin e Cobain-it nuk ka arsye për të përgënjeshtruar faktin që muzikanti të jetë vetëvrarë realisht.

Logjika tregon se do të kishte qenë shumë më i thjeshtë inskenimi i një vetvrasjeje me anë të overdozës, se sa goditja me armë zjarri pasi iu injektua heroina.

I vetmi argument në favor të vrasjes ishte ai që mbi pushkë nuk u gjetën gjurmë të dobishme për të bërë krahasime. Duhet kujtuar gjithashtu se e dyshuara kryesore nga komplotistët, bashkwshortja, e shqetësuar për zhdukjen e tij (trupi i Cobain u gjet vetëm në datë 8 prill në garazhin e shtëpisë së tij në Lago Uashington) kishte punësuar një detektiv privat për ta gjetur. Kjo sjellje dëshmon në favor të saj, e kundërta do të ishte po të besohej se ajo është një gjeni i së keqes që kishte menduar çdo detaj të skemës kriminale.

Më Shumë

Aktakuzë ndaj disa personave për tentimvrasje në Krajk të Prizrenit

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër disa personave lidhur me një rast të tentimvrasjes që ka ndodhur më 22 maj në fshatin...

Arrestohet kampioni i boksit Florian Marku

Kampioni shqiptar i boksit, Florian Marku është arrestuar në Gjermani. Mësohet se ai ishte në kërkim nga autoritete greke, si i dënuar me 7...

Lajmet e Fundit