12.4 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Prizreni me Plan të Veprimit synon përfshirjen e komuniteteve RAE

Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit njëzëri kanë miratuar Planin lokal të Veprimit për Përfshirjen e Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian për periudhën prej vitit 2019 deri në vitin 2023, shkruan sot “Koha Ditore”.

Përfaqësues të këtij komuniteti kanë bërë të ditur se kjo politikë publike duhet të ketë karakter afirmativ. Ndërsa anëtarë të caktuar të KK-së kanë theksuar se ky plan duhet të zbatohet dhe jo të mbetet vetëm një dokument në letër.

Plani i Veprimit në fjalë parasheh që për periudhën pesëvjeçare të zbatimit, të ndahet një buxhet i përgjithshëm prej afro 1.3 milionë eurove, për përmirësimin e situatës së përgjithshme të këtyre komuniteteve në Komunën e Prizrenit, veçmas në fushat e arsimit, punësimit dhe mirëqenies sociale, shëndetësisë, banimit dhe kulturës, mediave dhe informimit.

Më Shumë

LDK-ja në Prizren prezanton kandidatët për deputetë

Degë e Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren ka prezantuar kandidatët për deputetë për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit, duke theksuar se ata...

Nikqi i jep tjetër fitore Lirisë

Liria ka shënuar një tjetër fitore të rëndësishme në Raiffeisen Liga e Parë, duke mposhtur në transfertë Kikën me rezultat minimal 0-1, raporton PrizrenPress. Golin...

Lajmet e Fundit