7.9 C
Prizren
E shtunë, 13 Dhjetor, 2025

Ismet Thaçi tërhiqet nga lista zgjedhore e PDK-së në Prizren

PDK-dega PrizrenIsmet Thaçi nuk do të jetë sot pjesë e promovimit të kandidatëve të PDK-së në Prizren, që do të bëhen sot në Qendrën Sportive “Sezair Surroi”. Ai është tërhequr nga lista zgjedhore e këtij subjekti politik. Thaçi ka qenë kandidat i PDK-së për Asamblenë Komunale në Prizren.

Ai në listën zgjedhore të PDK-së,ka qenë i renditur në numrin 43. Ndërkaq, emri i Thaçit është zëvendësuar me emrin e Sedat Bajramit, pas publikimit zyrtar të listës zgjedhore.

Ismet Thaçi nuk ka pranuar të flasë për largimin nga lista zgjedhore e PDK-së në Prizren. Ai madje ka sugjeruar “PrizrenPress-in”, që të mos shkruajë për këtë çështje. ” Jam largu vet nga lista zgjedhore, por nuk ke çka shkruan për këtë punë, edhe mos ma qit emrin”, tha shkurt Thaçi, duke e ndërprerë telefonin.

Zëdhënësi i PDK-së në Prizren, Samir Hoxha pranon se Ismet Thaçi është larguar nga kandidatura për Asamblenë Komunale të Prizrenit. Ai tregon se Thaçi është larguar vullnetarisht në momentin e fundit.

“Edhe pse ka qenë i propozuar në momentet e fundit ka kërkuar që të tërhiqet”, shprehet Hoxha për “PrizrenPress”. Sipas tij, Thaçi është tërheq vullnetarisht pasi që është publikuar lista zyrtare e kandidatëve për zgjedhjet e nëntorit.
“Vetë ka kërkuar me u liru pasi që e kemi publikuar listën dhe e kemi zëvendësuar me një kandidat tjetër”, tha Hoxha./PrizrenPress.com/Lista e kandidateve te PDK.jpg2222

Në këtë listë ende ekziton  emri i Ismat Thaçit, numër 43, edhe pse ai është zëvendësuar me emrin e   Sedat Bajramit

Më Shumë

Historike: Peja 03 mposht Bashkimin dhe fiton Superkupën e Kosovës, trofeu i parë i klubit

KBF Peja 03 është shpallur fituese e Superkupës së Kosovës te femrat, duke mposhtur KBF Bashkimin me rezultat 65:61 në një finale dramatike. Ky është...

Ngjyrat u shkrinë me dheun

Enver Sulaj (Përkujtim) Nuk e kam asnjë foto Për me i pa edhe nji herë andrrat tua E me u gëzue bashkë si fëmijë. Fyellit s'i bie ma kush As...

Lajmet e Fundit