7.5 C
Prizren
E premte, 6 Dhjetor, 2024

Festivali letrar “Deti i Bardhë – Letërsitë përreth Mesdheut“, vjen në Tiranë

AllieanzKulturstiftungTetë shkrimtare dhe shkrimtarë nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra, Egjipti etj., do të diskutojnë më datat 4 dhe 5 Tetor 2013, në sallën e Teatrit Kombëtar të Komedisë në Tiranë mbi gjëra që i bashkojnë dhe i ndajnë përreth Mesdheut. Lindita Arapi, Khaled Al-Khamissi, Arian Leka, Luljeta Lleshanaku, Fatos Lubonja, Ilma Rakusa, Hans-Ulrich Treichel dhe Agron Tufa do të jenë në një ligjërim të hapur për publikun e gjerë.

Nën moton “Evropa si hapësirë kujtese“, në datat 4 dhe 5 Tetor 2013, në sallën e Teatrit Kombëtar të Komedisë në Tiranë, do të mbahet festivali ndërkombëtar i letërsisë: Deti i Bardhë – letërsitë përreth Mesdheut“, shkruan Temaonline. Tetë shkrimtarë dhe shkrimtare nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra, Egjipti etj. do të diskutojnë mbi gjëra që i bashkojnë dhe i ndajnë përreth Mesdheut: Lindita Arapi, Khaled Al-Khamissi, Arian Leka, Luljeta Lleshanaku, Fatos Lubonja, Ilma Rakusa, Hans-Ulrich Treichel dhe Agron Tufa.

Festivali letrar “Deti i Bardhë“ organizohet nga dy institucionet gjermane Allianz Kulturstiftung dhe Literarisches Colloquium Berlin dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë. Ai vjen në Tiranë pas stacioneve të suksesshme në Berlin dhe Trieste. Në qendër të diskutimeve dhe leximeve me autorët do të jetë trajtimi i kujtesës kolektive në letërsi: në ç’mënyrë përpunohen përvojat totalitare dhe si e gjejnë ato rrugën për t’u futur në kujtesën letrare në secilin nga këto vende. Deti Mesdhe shërben në këtë proces si një element ndërlidhës midis Evropës dhe kontinenteve apo rajoneve të tjera, pra, si një hapësirë sa politike, aq edhe poetike. Gjatë diktaturës 40-vjeçare, Deti Mesdhe simbolizonte për shqiptarët mall dhe shpresë për lirinë e mohuar në këto dekada. Pas rënies së komunizmit, vendet përreth tij sërish u kthyen në hapësirat, ku projektoheshin ëndrrat për një jetë më të mirë në lirinë e fituar. Për këtë temë do të lexojnë nga veprat e tyre si dhe do diskutojnë me njëri-tjetrin autorët e ftuar.

Aktiviteti do të përshëndetet nga Ministrja e Kulturës, zonja Mirela Kumbaro si dhe do moderohet nga tre profesionistë të fushës, Dhurata Shehri, Parid Teferiçi dhe Mimoza Hysa. Hyrja do të jetë e lirë. Programi fillon nga dita e premte më 04. Tetor 2013 në ora 18.00 kur do jetë edhe ceremonia e hapjes në praninë e ministres së Kulturës znj. Mirela Kumbaro Furxhi, si dhe kuratores së këtij projekti znj. Christina Weiss. Më ora 18.30 referimi kryesor do jetë nga Fatos Lubonja, kurse më ora 19.00 do jetë diskutim në podium me temë: “Evropa si hapësirë kujtese“ me moderatore: Dhurata Shehri. Të shtunën më 05. Tetor 2013 në ora 10.30 do ketë lexime nga Khaled Al Khamissi & Fatos Lubonja, kurse më ora 12.00 do jetë në panel Lindita Arapi & Arian Leka, moderuar nga Mimoza Hysa. Më ora 17.30 do jenë në panel Luljeta Lleshanaku & Ilma Rakusa, kurse më ora 19.00 do jetë Uhr Hans-Ulrich Treichel & Agron Tufa, të moderuar nga Parid Teferiçi.

Më Shumë

Sonte derbi i basketbollit Sigal Prishtina – Ylli

E diela do të jetë e mbushur plot me ndeshje interesante për adhuruesit e basketbollit kosovar. Ndeshja kryesore do të zhvillohet në kryeqytet në mes...

Ylli prezanton dy përforcime amerikane, Tavares dhe Green

KB Golden Eagle Ylli ka zyrtarizuar transferimin e dy lojtarëve amerikanë, William Tavares dhe Quade Green, në kuadër të riorganizimit të skuadrës, përcjell PrizrenPress. William...

Lajmet e Fundit