1.3 C
Prizren
E mërkurë, 15 Janar, 2025

Në një konkurs në Dragash u pranuan familjarë të nënkryetarit e drejtorit të shkollës

Shahindere Ramadani, e reja e drejtorit të shkollës fillore “Ilmi Bahtjari” si dhe Zybejde Saiti, vajza e nënkryetarit të komunës së Dragashit, janë punësuar si mësimdhënëse në këtë shkollë, në konkursin e fundit të shpallur nga drejtoria e Arsimit e kësaj komune.

Por, përkundër që vendimi është bërë i ditur të mërkurën, drejtori i shkollës, Naser Meleqi ka thënë se nuk e di kush është pranuar në këtë konkurs, pasi nuk ka ende asgjë zyrtare, raporton KTV.

Ai shton se vetëm e ka njoftuar drejtorinë e Arsimit që, më 24 të këtij muaji, një mësimdhënës pensionohet dhe se një mësuese ka shkuar në pushim të lehonisë.

Edhe zyrtarët komunalë kanë thënë se konkursi ka qenë i rregullt.

Nënkryetari i komunës së Dragashit, Selami Saiti, ka thënë se nuk ka ndikuar pozita e cila mban, që këtë vend të punës ta fitojë vajza e tij, pasi, siç thotë nënkryetari, ajo kishte konkurruar edhe në disa konkurse në të kaluarën.

Ndërsa, 15 kandidatët e tjerë që kanë qenë në konkurs nuk kanë dashur të prononcohen, pasi thonë se nëse flasin nuk do të mund të gjejnë punë në këtë komunë, por shtojnë se do të dërgojnë ankesë në Agjencinë kundër Korrupsionit,pasi, sipas tyre, ky është konflikt interesi.

Dy mësimdhënëset e përmendura nuk kanë qenë të qasshme për të folur për mënyrën se si e kanë fituar punën.

Më Shumë

Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë të pijshëm në Prizren

KRU “Hidroregjioni Jugor” sh.a. ka njoftuar për një ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm sot, për shkak të sanimit të një...

Prapaskenat/ Përplasja fizike mes Laert Vasilit dhe Gertit për të dashurën aktore! Ç’ndodhi mes dy banorëve të BBV në lokal

Aktori Gert Ferra është bërë pjesë e shtëpisë së “Big Brother”. Një personazh i njohur në radhën e aktorëve, por i tërhequr disi nga...

Lajmet e Fundit