Policia: Tre persona dyshohen se vodhën para në Qendrën Tregtare “ABI” në Prizren

Policia e Kosovës ka konfirmuar vjedhjen e parave që ka ndodhur në Qendrën Tregtare “ABI”, e cila gjendet afër Spitalit të Prizrenit.

Sipas policisë, hajnat kanë vjedhur një shumë të parash.

“Tre persona të panjohur pasi kanë thyer arkën, aty kanë vjedhur një shumë parash”, njofton PK.

. Njësitë relevante policore kanë dalë në vend të ngjarjes dhe janë duke trajtuar rastin.

Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Vesel Gashi, ka konfirmuar dje vjedhjen që ka ndodhur në këtë qendër tregtare.

“Policia është duke hetuar rastin e vjedhjes”, tha Gashi për “PrizrenPress”.

“Policia po i mbledh të gjitha provat për t’i zbuluar hajnat”, tregon ai.
Ndërkaq, një punëtor i Qendrës Tregtare “ABI” me kush anonimiteti, ia ka treguar “PrizrenPress”-it, se hajnat kanë vjedhur para.

Nuk është hera e parë që Qendra Tregtare “ABI”, që gjendet afër Spitalit të Prizrenit, të ketë qenë cak i hajnave.
Vitin e kaluar në hapësirën e kësaj qendre tregtare, hajnat patën vjedhur një bankomat me para./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Nën kërcënimin e armës hajnat grabisin dy të moshuar në Malishevë

Një rast i vjedhjes grabitqare ka ndodhur të mërkurën në fshatin Rudë të Malishevës. Sipas njoftimit të policisë, dy hajdutë dyshohen se kanë hyrë në...

Në Malishevë fillon dezinsektimi i zonave endemike për parandalimin e EHKK-së

Në kuadër të masave për luftimin dhe parandalimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHKK), ka nisur zyrtarisht fushata e dezinsektimit të zonave endemike në...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit