Visar Zhiti nxjerr nga dosja e burgut, kartolinën për Reshpjen

I dashur Fredi! C’mëkat ti urosh shkrimtarit gëzuar, vitin kur e dimë që ai rrallë herë gëzohet. Ju uroj vjersha të bukura, romane mermeri, përralla të arta! Kështu i shkruante në kartolinën e dërguar në dhjetor të vitit 1974-tër Visar Zhiti, poetit Frederik Reshpja.

Adresa ku duhet të mbërrinte kartolina ishte Lidhja e Shkrimtarëve ose shkolla “Gjok Mazi” në Shkodër. Në 13 vjetorin e ndarjes nga jeta të poetit Frederik Reshpja, shkrimtari Zhiti publikon këtë kartolinë, marrë nga dosja e dënimit të tij, si një homazh për një figurë të rëndësishme të historisë sonë letrare.

”Kjo kartolinë e thjeshtë bën pjesë në Dosjen e dënimit tim dhe është nxjerrë nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Na burgosën dhe ndanë… por Poezia dhe Dhembja kanë fuqi shelbuese, përndritëse dhe paqeje”, shkruan Zhiti.1 of 3  

Më Shumë

E dhimbshme: Vdes i mituri që u aksidentua ditë më parë në Zhur të Prizrenit

Një fëmijë ka humbur jetën në QKUK, i cili më 27 maj ishte goditur nga një veturë në Zhur të Prizrenit. Rastin e ka konfirmuar...

Kryeziu: E di që ka qytetarë të revoltuar, të lodhur, që s’duan të dalin fare në zgjedhje – por Kosova mbrohet edhe me votë

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhje dhe zhvillimet...

Lajmet e Fundit