9.5 C
Prizren
E premte, 13 Shkurt, 2026

Në këtë kompani dyshohet se humbi jetën i riu nga Mushtishti i Suharekës

Një djalë i ri nga Mushtishti i Suharekës ka humbur jetën në vendin e tij të punës.

Këtë e ka konfirmuar për Insajderi, edhe zyrtarja për informim, brenda Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Ajo këtë ngjarje e ka cilësuar si vdekje të dyshimtë dhe thotë se tashmë janë hapur pistat e hetimit.

“Rreth orës 11:00 në Stacionin Policor në Graçanice është hapur një rast për një vdekje të dyshimtë. Sipas raporteve te para rasti ka ndodhë në një kompani private ku në rrethana akoma të pasqaruara një person/mashkull (1997) ka humbur jetën në vendin e tij të punës”, tha Ahmeti.

Me rastin po merren njësitet përkatëse, ndërsa trupi i viktimës është dërguar për obduksion.

Insajderi ka mësuar se 22 vjecari nga Suhareka, kishte qenë duke punuar në kompaninë  “Labi Oil”, konkretisht në pikën e saj, në rrugën për në qytetin e Lipjanit.

Më Shumë

Fillon FIBA Kampi Potencial për gjyqtarët e basketbollit në Prizren

Nga 11 deri më 13 shkurt, në Prizren po mbahet FIBA Kampi i Potencialëve për gjyqtarët e basketbollit, një ngjarje shumë e rëndësishme për...

Brad Arnold, këngëtari i bendit “3 Doors Down”, ndërron jetë në moshën 47-vjeçare

Këngëtari kryesor i bendit të njohur 3 Doors Down, Brad Arnold, ndërroi jetë të shtunën në moshën 47-vjeçare, disa muaj pasi njoftoi se ishte...

Lajmet e Fundit