9.6 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026

Thaçi nga Prizreni: Kush nuk e dëgjon këshillën amerikane, është në anën e gabuar të historisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas një vizite që i ka bërë afaristëve të ndryshëm në Prizren, ka theksuar se institucionet e Kosovës duhet të respektojnë dhe dëgjojnë këshillat e SHBA-së.

“Respektimi i këshillave të SHBA-së nga ana e jonë thekson qartë drejtimin tonë si vend dhe shoqëri dhe thekson qartë anën e drejt të historisë që e kemi”, ka shtuar ai.

Sipas tij, ata që nuk i dëgjojnë këshillat e shtetit që trasojë lirinë dhe pavarësinë e Kosovës do të jetë në anën e kundërt të historisë.

“Çdo qasje tjetër, çdo mosdëgjim, çdo kryeneçësi është ana e kundërt dhe e gabuar e historisë, por që populli i Kosovës nuk do ta përcjell në asnjë rrethanë”, ka theksuar ai.

f

Më Shumë

“Zëri që nuk u dëgjua kurrë” promovohet në Prizren

Në Bibliotekën e Qytetit në Prizren është promovuar libri “Zëri që nuk u dëgjua kurrë” i autores Medina Ramaj-Leka, një vepër e ndjerë dhe...

Vdekje e dyshimtë në Prizren

Një rast i hetimit të vdekjes është raportuar më 23 prill në Prizren.   Sipas informacioneve zyrtare, një mashkull kosovar ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes...

Lajmet e Fundit