Digjet një makinë në autostradën “Ibrahim Rugova”, drejtimi Arllat –Prizren

Një veturë është përfshirë nga zjarri në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes.

Dëshmitarët thonë se zjarri ishte i madh derisa nuk raportohet për të lënduar.

Daut Hoxha, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës konfirmoi rastin për Gazetën Express.

“Rreth orës 20:45 policia ka pranuar informacionin se në autostradën “Ibrahim Rugova”, drejtimi Arllat –Prizren, rreth tri kilometra larg nga fshati Arllat është duke u djegur një veturë, megjithëse personi nuk e dinte lokacionin e saktë se ku ndodhej. Menjëherë janë informuar zjarrfikësit si dhe patrulla policore e cila ne ato momente ishte duke patrulluar në fshatin Dragobil, janë nisur ne atë drejtim duke vazhduar drejt fshatit Arllat dhe kanë hyrë në autostradë duke vazhduar në kërkim te lokacionit për informatën e marrë dhe në fshatin Banjë është hasur në veturën e cila ishte duke u djegur dhe për të cilën ishte pranuar informacioni”, tha Hoxha.

Më Shumë

Më 16 maj hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se më 16 maj do të organizohet tërheqja e shortit për përcaktimin e numrave rendorë të...

Për vrasjen mizore dhe dinake të 30-vjeçares, gjykata në Prizren e dënon me 15 vjet burgim

Gjykata Themelore në Prizren e ka dënuar të akuzuarin, Sead Halilaj me 15 vjet burgim për kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë”, të...

Lajmet e Fundit