E dhimbshme: Qerim Çoçaj sakrifikoi jetën duke i shpëtuar 2 fëmijë

Aksidenti i rëndë që ndodhi gjatë ditës së djeshme në Gjilan, i mori jetën Qerim Çoçajt. E siç kanë treguar dëshmitarët, i ndjeri doli në rrugë për t’i shpëtuar dy fëmijë, transmeton Gazeta Metro.

Në momentin e aksidentit, pronari i furrës ka dalë në rrugë që t’i shpëtojë dy fëmijë, duke humbur kështu vet jetën.

Përveç viktimës, nga aksidenti mbetën të lënduar edhe rreth 30 persona të tjerë, derisa një prej tyre është në gjendje kritike duke u trajtuar në QKUK.

Deri më tani, policia ka ndaluar shoferin e kamionit, M.A. dhe bashkudhëtarin që ishte me të, me ç’rast prokurori i rastit ka kërkuar 30 ditë paraburgim për shoferin, seanca për të cilin pritet të mbahet të shtunën.

Ndryshe, sot është bërë varrimi i viktimës, pjesë e së cilitme ftesë të të afërmëve të të ndjerit, ishin edhe familjarët e shoferit të kamionit./gazetametro.net

Më Shumë

Rahoveci nderon në 27-vjetor dëshmorët e rënë në betejën e Hamocit

Në 27-vjetorin e rënies heroike, në Rahovec janë zhvilluar sot homazhe dhe përkujtime për dëshmorët Bekim Sylka, Besim Kabashi dhe Avni Thaçi, të cilët...

Berisha uron Bashkësinë Islame të Prizrenit për Kurban Bajramin

Kryetari i Bashkimit Demokratik të Prizrenit (BDP), Zafir Berisha, ka vizituar Bashkësinë Islame në Prizren me rastin e festës së Kurban Bajramit. Së bashku me...

Lajmet e Fundit