Haskuka: Beteja e Jeshkovës, një prej betejave më të mëdha në regjionin e Prizrenit

Me rastin e përvjetorit të Betejës së Jeshkovës, sot kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, i shoqëruar nga zyrtarë komunalë, deputetë, drejtorë, asamblistë dhe përfaqësues nga OVL të UÇK-së, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur buqeta me lule në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, Atmaxhë dhe Jeshkovë.

Në një deklaratë për media, kryetari Haskuka deklaroi se Beteja e Jeshkovës është një prej betejave më të mëdha të regjionit të Prizrenit, ku kanë rënë 21 dëshmorë.

“Këta ranë dëshmorë për të mos vdekur kurrë, në mënyrë që ne të jetojmë të lirë dhe të gëzojmë këtë pavarësi që e kemi. Prandaj, ne jemi këtu në homazhe për të përkujtuar dhe falenderuar sakrificën e tyre, sepse shtetin që e kemi është i bazuar në gjakun e tyre dhe këtë nuk do ta harrojmë kurrë,” tha kryetari Haskuka./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Shaqir Totaj: Kurti ndryshon qëndrime dhe nuk i mban premtimet

Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj, ka folur për zhvillimet politike pas zgjedhjeve të 7 qershorit, duke u fokusuar në procesin e formimit të institucioneve...

Rramanaj i qëndron besnik Prizrenit, mbrojtësi mbetet pjesë e projektit të ri

Prizreni ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me qendërmbrojtësin Arbër Rramanaj, i cili do të jetë pjesë e skuadrës edhe në sezonin e ri, duke...

Lajmet e Fundit