KUR KRISËN PUSHKËT NË “BREG TË DRINIT”
Nga “Kronikë e Pranverës së
përgjakshme”
Prof. dr. Sabahajdin Cena
Fshati Brestos i Anadrinit është vendbanim i një lugine të të njohur si “Gryka e Brestosit”. Shtrihet në Jug të Rahovecit dhe kufizohet me fshatrat: Hoçë e Madhe, Hoçë e Vogël dhe me vetë Rahovecin.
Në krye të kësaj gryke, te “Laku i Dëshmorëve” krisën pushkët e para dhe u përjetësuan dëshmorët: Nesimi Elshani, Halim Hoti, Hilmi Krasniqi dhe Agron Fetahu, që ishin në krye të eshalonit të cilit i printe profesor Ukshin Hoti. Por në pranverën e vitit 1999, forcat policore, paramilitare, civilët e armatosur serbë nga Rahoveci e forcat ushtarake vranë, masakruan dhe zhdukën gjurmët e krimeve për viktimat: Amrush Bytyçi, Arben Berisha, Avdi Elshani, Bahrije Bytyçi, Bajram Berisha, Bajram Elshani, Bedri Berisha, Bilall Elshani, Behxhet Berisha, Destan Berisha,Fitim Berisha, Florent Kabashi, Haki Berisha, Hajrush Bytyçi, Halim Berisha,Hamdi Berisha, Haziz Berisha, Isuf Elshani, Kadri Berisha, Lavdim Bytyçi, Myhedin Bytyçi, Milaim Elshani,Minire Kabashi, Miradije Berisha, Muharrem Berisha, Myhedin Bytyçi, Osman Elshani, Osman Xh. Elshani, Qerim Elshani, Qerim Bytyçi, Ragip Elshani, Ramadan Elshani, Ramadan Kabashi, Remzizije Kabashi, Reshat Berisha, Rexhep Berisha, Rukije Berisha, Sanije Kabashi, Sefedin Elshani, Selami Elshani, Selim Elshani, Sevdali Bytyçi, Skënder Berisha, Shaban Berisha, Shaip Kabashi, Shaqir Elshani, Shemsidin Elshanih, Xhemajli Berisha, Zamire Kabashi, Zenel Berisha,
dhe Zylfije Berisha.
Pra, prej 52 viktimave, 9 janë femra dhe fëmijë, ndërsa në fshat kanë rënë dëshmorët: Alajdin Elshani, Hajrush Berisha, Naim Arllati, Selim Berisha dhe Xhevat Elshani.
LAVDI MARTIRËVE DHE DËSHMORËVE
TË FSHATIT BRESTOS