16.8 C
Prizren
E diel, 5 Maj, 2024

Limaj : Alternativa e Nismës në Prizren, po fuqizohet

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka thënë se situata aktuale politike në vend po sillet rreth dy temave të mëdha për vendin, siç është taksa dhe çështja e dialogut me Serbinë.

Limaj porositi se në dialogun me Serbinë vetëm të bashkuar si spektër politikë mund t’ia dalin me sukses.

Kryetari i Nismës në një mbledhje të Këshillit Drejtues të Degës së Nismës në Prizren, ka thënë se futja në dialog pa një orientim të qartë, pa një platformë dhe pa asnjë kushtëzim siç ka filluar në 2011, i ka bërë dëm vendit dhe pasojat e marrëveshjeve të vitit 2013 e 2015 ai ka thënë se po i vuajmë sot.

“Në procesin dialogues me Serbinë shqiptarët duhet të bëhen bashkë. Ka qenë shumë i nevojshëm Delegacioni Shtetëror për bisedime dhe miratimi i platformës për dialog. Sot si asnjëherë më parë procesi i dialogut ka përgjegjësi. Ne kemi ngritur çështjen e të zhdukurve, krimet e luftës, dhunimet seksuale të gjitha ato janë të listuara dhe të cilat duhet adresohen në marrëveshjen përfundimtare”, ka thënë Limaj, transmeton kosovapress.

Limaj ka thënë se në Kosovë nuk do të lejojnë asnjëherë një republikë ‘Srpska’, në Kosovë dhe themelim të Asociacionit me kompetenca ekzekutive. Sa i përket taksës, ai ka thënë se ka ardhur si rezultat i sjelljes së Serbisë, por ka shtuar se vendimet shtetërore nuk janë individuale, por janë të përbashkëta.

Limaj i ka siguruar që asnjëherë nuk do të vendoste nënshkrim ku do të dëmtohet vendi.

Sa i përket partisë të cilën ai e drejton, Limaj ka thënë se koha ka dëshmuar sa ka qenë i nevojshëm themelimi I Nismës.

“Po ju ftoj ta zhvillojmë këtë frymë politike në fshatra dhe lagje të Prizrenit. Alternativa e Nismës në Prizren po fuqizohet çdo ditë e më shumë. Sot në mesin tonë, kemi shumë bashkëluftëtare dhe njerëz të dëshmuar. Ju falënderoj për krejt punën sepse të arriturat janë të përbashkëta”, ka thënë Limaj të premten në Prizren.

Kryetari i Degës së Nismës në Prizren, Zafir Berisha tha se Nisma ka pasur aktivitete të shumta në Prizren. Ai tha se fryma e Nismës po përhapet në çdo cep të Prizrenit. Deputeti Berisha ka thënë se besimi në Nismën po rritet çdo ditë e më shumë nga qytetarët e Prizrenit.

Më Shumë

Nis mbulimi i fushave të tenisit në Prizren, ministri Çeku: Tenisi më nuk do të jetë sport sezonal

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se në qytetin e Prizrenit ka filluar me mbulimin e fushave të tenisit, për...

Tyson i rikthehet boksit profesionist pas gati 20 vitesh

Lufta e ish-kampionit të peshave të rënda, Mike Tyson kundër youtuber-it Jake Paul më 20 korrik do të jetë një ndeshje profesionale dhe do...

Lajmet e Fundit