Vrasja në kazino-kryetari i Suharekës urdhëron mbylljen e kazinove

Një person ka mbetur i vrarë në vendin e tij të punës, në një kazino në Suharekë.

Nexhmi Krasniqi nga Policia e Prizrenit ka bërë të ditur se lidhur me vrasjen që ka ndodhur në kazinon e Suharekës, është arrestuar një rreshter policor si i dyshuar për rastin.

Sot, kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj, ka urdhëruar mbylljen e të gjitha këtyre lokaleve,

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Muharremaj, ka kërkuar nga institucionet përkatëse që të marrin veprimet e nevojshme ligjore.

Postimi i Muharremjat:

Kërkoj mbylljen e KAZINOVE në Komunën e Suharekës

Sot kam dhënë urdhër për Drejtorinë e Inspekcionit dhe poashtu kam kërkuar mbështetjen e Policisë në Suharekë, për një operacion verifikimi në të gjitha këto objekte, ku zhvillohen lojërat e fatit.

Në emër të qytetarëve te Komunës së Suharekës, kërkoj nga institucionet përkatëse që të marrin të gjitha veprimet e nevojshme ligjore, për mbylljen e kazinove në Komunën e Suharekës.

Si Kryetar i Komunës së Suharekës do të jem afër qytetarëve, që për aq sa më mundëson ligji që të jem në mbrojtjen e interesave tuaja.

Më Shumë

Lidhja e Prizrenit dhe detyrimi ndaj brezave që vijnë

Nga Shaqir Totaj Sot, në këtë qytet që historia e zgjodhi për të folur në emër të kombit shqiptar, përkujtojmë 148-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të...

Sot varroset i riu Albian Osmanaj

Sot do të bëhet varrimi i 27-vjeçarit Albian Osmanaj, i cili humbi jetën në ngjarjen e rëndë që tronditi fshatin Kobaj. https://prizrenpress.com/421746-2h/ Sipas njoftimit të familjes,...

Lajmet e Fundit