8.2 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Malishevë / I akuzuari mohon të ketë vjedhur telefonin, thotë se atë e kishte blerë nga një person tjetër

I akuzuari për veprën penale “vjedhje”, A. L. është deklaruar i pafajshëm, në shqyrtimin gjyqësor të mbajtur të hënën, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë.

Pasi që aktakuza është konsideruar e lexuar me pëlqimin e të akuzuarit, ka thënë se nuk e pranon fajësinë.

“Unë edhe më herët jam deklaruar i pafajshëm, e po ashtu edhe sot deklarohem se unë nuk e kam kryer këtë vepër penale”, ka thënë i akuzuari .

Ai, gjithashtu ka kërkuar nga gjykata, që në seancë të ftohen J.U. , që sipas tij, nga ky person e kishte blerë telefonin, si dhe të dëmtuarin V. .

Lidhur me këto propozime të të akuzuarit, prokurorja Deshirë Jusaj, ka deklaruar se nuk ka ndonjë kundërshtim.

Me vendim të gjykatësit, Njazi Morina, janë aprovuar propozimet e të akuzuarit , dhe seanca e radhës është caktuar të mbahet më 24 prill 2019, në ora 10:00, ku me ftesë të rregullt do të ftohet J. U., kurse me detyrim do të ftohet i dëmtuari V.

Në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, të ngritur më 25 shtator 2014, A.L., po akuzohet se më 26 nëntor 2013, rreth orës 16:00, në fshatin Carallukë, Komuna e Malishevës, përkatësisht në dyqanin “Gryka Market”, në mënyrë të kundërligjshme i merr pasurinë të dëmtuarit Valmir Hoti, duke kryer veprën penale të vjedhjes nga neni 325, paragraf 1, të KPRK-së.

Sipas aktakuzës, i akuzuari , duke shfrytëzuar mos prezencën e të dëmtuarit në dyqan, i merr telefonin e tipit “Samsung Galaxy S3”, i cili në atë moment ka qenë mbi arkë të dyqanit dhe më pas i akuzuari largohet në drejtim të pa njohur.

Në aktakuzë thuhet se telefoni është sekuestruar dhe i është kthyer të dëmtuarit. /Betimipërdrejtësi

Më Shumë

Prizren/ Dorëzon armën e trashëguar në polici, iniciohet rast për posedim të paautorizuar

Një qytetar në Prizren është paraqitur vullnetarisht në stacionin policor dhe ka dorëzuar një armë zjarri, për të cilën dyshohet se ishte në posedim...

Për 320 vende, mbi 1 mijë aplikantë në Forca e Sigurisë së Kosovës

Kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në mbylljen e konkursit për pranimin e 320 ushtarëve të rinj në Forca e Sigurisë së Kosovës,...

Lajmet e Fundit