8.5 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Tri aksidente brenda një dite në Prizren dhe Suharekë

Katër persona janë lënduar si pasojë e tri aksidenteve që kanë ndodhur dje në Prizren dhe dy fshatra të Suharekës, Peqan dhe Nishor.

Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Prizrenit për të marrë trajtimin e duhur.

“Prizren 18.03.2019-14:00. Është arrestuar se i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti përderisa ishte duke drejtuar veturën me targa lokale, nga pakujdesia ka goditur motoçikletën që drejtohej nga viktima mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor ne Spitalin e Prizrenit. Me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Fsh. Peqan,Suhareke, 18.03.2019-16:20.  Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke drejtuar veturën, humb kontrollin mbi veturën dhe përplaset në një mur. Si pasojë e aksidentit lëndime pëson i dyshuari dhe i njëjti dërgohet për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

Fsh. Nishor,Suhareke 18.03.2019-14:30. Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke drejtuar veturë, humb kontrollin mbi veturën dhe përplaset ne një mur. Si pasojë e aksidentit lëndime pësojnë i dyshuari dhe një pasagjer  mashkull K-Shqiptar dhe të njëjtit dërgohen për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.

Më Shumë

Moti sot me temperatura deri në 12 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti sot do të jetë i vranët dhe intervale me diell.   Në njoftim thuhet se temperaturat...

Mjet i pashpërthyer në Samadrexhë të Suharekës, zona nën kontroll policor

Të hënën është raportuar për një mjet të dyshuar shpërthyes. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur...

Lajmet e Fundit