8.1 C
Prizren
E martë, 27 Janar, 2026

Muja takohet me elektoratin e tri lagjeve të Prizrenit

RamadanMuja10-5Kryetari aktual i Prizrenit, Ramadan Muja, i cili është kandidat i PDK-së në për këtë post edhe për mandatin e tretë, me bashkëpunëtorët e tij është takuar me elektoratin e tri lagjeve që gravitojnë në BL “2 Korriku” dhe me drejtues të Spitalit Rajonal të Prizrenit.

Në bisedë më qytetarët, Muja ka premtuar se bashkërisht me stafin që do ta ketë dhe me qytetarët, për interesin e të gjithë banorëve të Komunës së Prizrenit në katër vitet e ardhshme do të bëj edhe më shumë se deri më tash dhe se prioriteti do të jetë zhvillimi bujqësisë dhe mundësia sigurimit të vendeve të reja të punës, shkruan Zëri.

Kandidatët për kuvendarë Alush Shala, Fahrie Bytyçi, Lulejta Veselaj dhe Anita Hoxha paraqitën disa nga nevojat e lokaliteteve prej nga ato vijnë ato, duke premtuar se ato do të jenë në shërbim të këtyre banorëve.

Kandidati Ramadan Muja gjatë qëndrimit të tij në Spitalin rajonal në Prizren dhe në QKMF-në, ka premtuar bashkëpunim dhe mbështetje të komunës për këtë sektor të rëndësishëm për qytetarët, duke falënderuar edhe stafin udhëheqës dhe të gjithë të punësuarit për kontributin që e japin për mirëqenien shëndetësore të popullatës.

Me këtë rast, shumë të rinj të PDK-së kanë dhuruar gjak vullnetarisht, veprim ky që u bë edhe nga disa kandidatë të kësaj partie për kuvendarë.

Më Shumë

Të prangosur, sillen në gjykatë të dyshuarit për “vjedhje votash” (VIDEO)

Në objektin e Gjykatës Themelore të Prizrenit, ka nisur hyrja e të dyshuarve për manipulim të vullnetit qytetar të shprehur me votë. Ata janë sjellë...

Avokati Qelaj: Klientët tanë mohojnë manipulimin e votave, procesi ishte i monitoruar me kamera

109 persona u arrestuan shumë por megjithatë Prokuroria vendosi që të kërkoi paraburgim vetëm për 23 persona për manipulim me vota në Prizren. Gjykata tashmë...

Lajmet e Fundit