Kizolli premton zgjidhjen e problemit të parkingjeve dhe trafikut urban

kizolli konferencKandidati i Partisë Konservatore për kryetar të Prizrenit, Beni Kizolli ka prezantuar sot programin e tij për zgjidhjen e problemit të parkingjeve dhe trafikut urban në qytet.

Ai premtoi se ky sektor do të zgjidhet me një buxhet më të lartë, dhe me punë profesionale .” Ne e kemi një plan strategjik për të zgjidhur problemin e parkingjeve dhe trafikut urban”, tha Kizolli.

Ai tha se do të ngritë nivelin e kontrollit të trafikut, duke punuar në rregullimin e kryqëzimeve dhe parkingjeve, mirëmbajtja dhe analizimi i sinjalizimeve, mirëmbajtja e rrugëve gjatë dimrit, parandalimi i ndotjes së ambientit, ruajtja e hapësirave të gjelbërua.

“Qeverina Kizolli”, do të mundësojë edhe lirimin nga pagesat qytetarët e shtyrë në moshë, dhe lehtësime edhe për nxënësit dhe njerëzit me nevoja sociale”, tha Kizolli.

Ai premtoi se ‘Qeveria Kizolli’, do t`iu mundësojë qytetarëve që me një biletë të vetme të shfrytëzojnë dy linja të trafikut urban për të arritur, në një destinacion.

“Po ashtu do të mundësoj blerjen e biletave javore dhe mujore të transportit publik duke ofruar çmime më të favorshme për qytetarët”, tha Kizolli./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Suharekasit ia mësyjnë më pak kutive të votimit se në zgjedhjet e dhjetorit

Në Suharekë, procesi zgjedhor po zhvillohet pa probleme në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Shkëndija”. Drejtori dhe përgjegjësi i kësaj qendre, Ilmi Shala, ka...

Kosova në zgjedhje, qytetarët zgjedhin bregdetin shqiptar

Ndërsa qytetarët e Kosovës po i drejtohen kutive të votimit këtë të diel, një numër i konsiderueshëm prej tyre kanë zgjedhur që fundjavën ta...

Lajmet e Fundit