17.8 C
Prizren
E enjte, 6 Tetor, 2022

Latifi: Sektorin e bujqësisë do ta bëjmë bazë të zhvillimit ekonomik

SmajlLatifi10-5Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës mbajti takim me banorë të fshatrave Vrajakë dhe Bratatin. Kryetari aktual i komunës dhe kandidati për kryetar, Smajl Latifi, tha se në këto dy vendbanime janë bërë investime domethënëse.

“Është zgjidhur problemi i kanalizimit të ujërave të zeza, është zgjidhur problemi i furnizimit me ujë të pijshëm , pas shumë shqetësimeve disa vjeçare që kanë pasur banorët e kësaj ane, si dhe janë bërë investime në rregullimin e mirëmbajtjen e objektit të shkollës. Të gjitha këto kanë pasur në fokus interesin e qytetarëve dhe kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, tha Latifi.

Ai tha se edhe për periudhën katërvjeçare AAK-ja ka plane shumë serioze, ndërsa në qendër të vëmendjes tonë do të jetë sektori i bujqësisë.

“Si veprimtaria bazë e banorëve të komunës së Rahovecit, ne do të fokusohemi në ngritjen e kapaciteteve përpunuese të pemëve e perimeve, rrushit dhe do të ndikojmë që ekonomitë familjare të kenë aftësi të zhvillimit e vetëpunësimit. Po ashtu do të interesohemi që këtë sektor ta bëjmë bazë të zhvillimit ekonomik të Kosovës”, shtoi ndër të tjera kryetari Latifi.

Bartësi i listës zgjedhore të këshilltarëve për Kuvendin e Komunës Fatmir Iska, theksoi se është shumë e rëndësishme që krahas fitores së merituar dhe bindëse të kandidatit të AAK-së për kryetar të komunës Smajl Latifi, është shumë e rëndësishme që të votohet edhe lista e kandidatëve, pasi që kryetari do të jetë më fortë dhe më i sigurt për realizimin e projekteve të shumta zhvillimore në tërë komunën.

Edhe kryetarja e Aleancës së Gruas, dega në Rahovec Rukije Krasniqi ka bë thirrje që të votohet Smajl Latifi, pasi që ai deri më tani ka dëshmuar seriozitet dhe përkushtim në punë. Arritjet janë evidente, prandaj ju bëjmë ftesë që më 3 nëntor të dilni të gjithë në zgjedhje dhe të merrni anëtarët e familjes tuaj në vendvotime.

Ndërkaq, shefi i Shtabit Zgjedhor Musa Cena, tha se Dega e AAK-së është mjaft e konsoliduar dhe tashmë në radhët e veta ka profesionistë të fushave të ndryshme dhe ne jemi gati të marrim përgjegjësi për të vazhduar me qeverisjen e mirë që e kemi instaluar dhe të vazhdojmë me punët e mira./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Një punëtor lëndohet në vendin e punës në Suharekë

Një person është lënduar dje në vendin e tij të punës në Suharekë. Sipas policisë viktima është dërguar për trajtim mjekësor, pasi ishte lënduar në...

Rexhaj i LVV-së: Nëse SBAShK-u e bën këtë veprim, pagat iu dalin automatikisht

Qeveria Kurti i ka vetëm dy kërkesa ndaj Sindikatës së Arsimit, raporton Paparaci. Sipas tij, më e rëndësishmja prej tyre është zëvendësimi i orëve të...

Lajmet e Fundit