Thaçi: Unë e bëra Prizrenin me Universitet

thaci anadriniiiiKryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, njëherësh kryetar i PDK-së, i është rikthyer Prizrenit. Ai gjatë tërë ditës së sotme ka vizituar disa fshatra të Anadrinisë dhe lagje të këtij qyteti.

Thaçi në takimet e realizuar me qytetarë ka folur për investimet që Qeveria e Kosovës dhe ajo e kryetarit të Komunës, Ramadan Muja, i ka bërë në Prizren. Ai tha se qyteti i Prizrenit sot është bërë me Universitet falë përkushtimit të Qeverisë së Kosovës dhe kërkesës së kryetarit të Komunës, Ramadan Muja.

“Ju e dini se në mandatin tonë në Prizren është hapur Universiteti Publik. Nuk ka qenë e lehtë, por ne kemi qenë të përkushtuar që të realizojmë premtimin e dhënë, por edhe kërkesën e kryetarit Muja, që të themelohet Universiteti Publik në Prizren”, tha ai.

Thaçi tha se edhe ndërtimi i autostradës në Prizren, ka filluar falë partneritetit të mirë që Qeveria e Kosovës ka pasur me kryetarin e Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja. “Për të realizuar një projekt Kryeministrit i duhet edhe një partneritet me kryetarin e Komunës. Muja ka qenë njëri nga kryetarët që ka sjellë projekte më së shumti në Qeverinë e Kosovës, prandaj edhe i kam mbështetur dhe do t’i mbështesim edhe në të ardhmën”. Thaçi në çdo takim që ka pasur me qytetarë, ka kërkuar që me 3 nëntor t’i besohet edhe mandati i tretë Mujës.

Kryetari i Komunës Ramadan Muja, njëherësh kandidat i PDK-së për Prizren, tha se në dy mandate janë bërë punë të mëdha në Prizren. Ai i ka ftuar qytetarët që me 3 nëntor të votojnë sërish PDK-në. “Ne do të vazhdojmë të punojmë edhe në të ardhmën”, tha Muja. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

“Burri e gruaja të lënduar”, detaje nga aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, konkretisht në kilometrin e 52-të të segmentit rrugor Prishtinë-Malishevë. Dy persona (burrë dhe grua),...

Përleshje në mes dy familjeve në Kobaj të Prizrenit, vritet një 27 vjeçar

Një 27 vjeçar ka mbetur i vrarë në fshatin Kobaj të Prizrenit, pas një përleshje që është raportuar në mes të dy familjeve. Sipas Policisë,...

Lajmet e Fundit