3.1 C
Prizren
E diel, 22 Shkurt, 2026

Haradinaj: Mos lejoni asnjë politikan të tallet me Prizrenin

fushata e aak ne pzLideri i AAK-së Ramush Haradinaj, të dielën ka pasur një kërkesë interesante për qytetarët e Prizrenit. Ai ka kërkuar që të mos lejojnë më politikanët dhe partitë politike, që të bëjnë hajgare dhe të tallen me këtë qytet. ”Kur dëgjojë fjalimet në televizion nga politikanët për Prizrenin, më besoni që edhe unë çuditem. Vërtet po tallen me këtë qytet kur po premtojnë miliona euro”, tha Haradinaj. Ai tha se sa më shpejt të ndërrohet qeverisja aq më mirë është për Prizrenin. ”Ndryshimet në Kosovë fillojnë nga Prizreni”, tha Haradinaj.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ai i LDD-së, Nexhat Daci kanë hapur të dielën zyrtarisht fushatën zgjedhore në Prizren. Haradinaj dhe Daci kanë kërkuar që me 3 nëntor në këtë qytet të votohet koalicioni AAK-LDD dhe kandidati për kryetar të Prizrenit, Lulëzim Kabashi.

Edhe kryetari i LDD-së Nexhat Daci tha se ndryshimet në Kosovë fillojnë nga Prizreni. “ Ania e Kosovës ishte nisur drejtë Amerikës dhe BE-së, por shpejtësia e saj është ngadalësuar së tepërmi. Erërat ka mundësi që t’ia ndërrojnë destinacionin kësaj anije, prandaj kërkojmë ndryshime”, tha Daci. Ai ka ftuar qytetarët, që të votojnë kandidatin Lulëzim Kabashin për kryetar të Prizrenit.

Kryetari i Degës së AAK-së në Prizren, Fatmir Kastrati, tha ndërkaq se qeverisjen e deritashme do të ndëshkojë qytetari me votë me 3 nëntor. “Prizreni pret ndryshime”, tha Kastarti.

Kandidati i koalicionit AAK-LDD për kryetar të Prizrenit, Lulëzim Kabashi premtoi se nëse zgjedhet kryetar për katër vite do të punësojë nga një anëtar të çdo familje në Prizren. ”Kjo është e mundshme dhe do ta bëj”, tha Kabashi. Ai po ashtu premtoi zhvillim ekonomik, dhe përmasim në sektorët e tjerë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

35 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha

Sot shënohen 35 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha në qendër të Tiranës, një ngjarje që hapi për Shqipërinë një epokë...

Totaj nënshkruan memorandum për fuqizimin e grave sipërmarrëse

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Fondacionin për Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik – PREDA Plus...

Lajmet e Fundit