4.7 C
Prizren
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025

Prizren/ Aprovohet marrëveshja për pranim fajësie, dënohet me gjobë i akuzuari për narkotikë

Gjykata Themelore në Prizren, ka shqiptuar 250 euro gjobë ndaj të akuzuarit për posedim të paautorizuar të narkotikëve, A. T.

Aktgjykimin ndaj tij, e ka shpallur gjykatësja Teuta Krusha, në seancën fillestare të së premtes, pasi që i akuzuari paraprakisht kishte arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë me Prokurorinë Themelore në Prizren.

Ai po ashtu është obliguar edhe me paushallin gjyqësorë në vlerë prej 20 euro, si dhe 30 euro të tjera për fondin e viktimave të krimit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Prokurori i rastit, Beqë Shala, ka thënë se marrëveshja është lidhur me vullnet të palëve dhe e njëjta është e bazuar në ligj, andaj ka kërkuar që ajo të pranohet nga gjykata.

Po ashtu edhe mbrojtësja e të akuzuarit , avokatja Ermira Gavazaj, ka kërkuar aprovimin e kësaj marrëveshje, duke shtuar se ajo ka mbështetje ligjore dhe se është arritur me vullnet të lirë të palëve, si dhe duke kërkuar nga gjykata që dënimin me gjobë i akuzuari Temaj, ta paguaj në dy këste.

Gjykatësja Krusha, e ka pranuar propozimin e palëve dhe ka aprovuar marrëveshjen e arritur në mes tyre.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit më 24 dhjetor 2018, i akuzuari A. T., ngarkohet se më 29 tetor 2018, në Prizren, pas një kontrolli rutinor nga zyrtarët policorë, në automjetin të cilin e drejtonte i pandehuri e që ishte pronë e një shoku të tij, haset duke poseduar pa autorizim substancë të dyshuar për narkotikë të llojit “Marihuanë” me peshë 1.22 gram, me ç’rast sipas akuzës e njëjta i sekuestrohet nga ana e policisë.

Me këtë, sipas aktit akuzues, ai ka kryer veprën penale “posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, nga neni 275 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /Betimipërdrejtësi

Më Shumë

‘Oda e Prizrenit’ organizon aktivitet për trashëgiminë dhe inovacionin në tekstil

Në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren u zhvillua sot aktiviteti “Mjeshtëria në Tekstil – Krijimi i një të Ardhme më të Mirë”,...

Gjenden mbetje mortore në Rahovec, Komisioni për të Pagjetur jep detaje

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka nisur kërkime në një lokacion në rajonin e Rahovecit, i njohur si “Përzhina”, në afërsi të varrezave...

Lajmet e Fundit