2.7 C
Prizren
E shtunë, 30 Nëntor, 2024

Komuna e Meyrinit dhe Malishevës zotohen për forcimin e bashkëpunimit

Sot ka përfunduar vizita e delegacionit nga Komuna e Meyrin, kantoni i Gjenevës në Zvicër, të cilët ishin mysafir të Komunës së Malishevës, dhe kanë qëndruar në vendin tonë për tri ditë, ku kanë vizituar dhe janë njohur me të vendet kulturore dhe historike të vendit, si dhe janë takuar me autoritetet lokale të Malishevës.

Në këto takime, komunat e Meyrinit dhe e Malishevës, janë zotuar për vazhdimin dhe forcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në të gjitha fushat me interes të përbashkët, e sidomos në forcimin e lidhjeve kulturore dhe arsimore.

Delegacioni nga Myrin, ishte i përbërë nga Këshilli i Kryetarëve të Komunës së Meyrin, në Gjenevë të Zvicrës, në përbërje Pierre Alain Tschudi, ish kryetari Jean-Marc Devaud dhe kryetarja në ardhje, Nathalie Leuenberger dhe ishin të shoqëruar nga “Rrethi shqiptaro-meyrinas”, kryetari Agim Paçarizi, anëtarët e kryesisë së shoqatës, Lindita Telkiu dhe Avdyl Hamza.

Pas takimit zyrtar në Komunën e Malishevës, ku ishin pritur nga Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, nënkryetari Hajdin Berisha, kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Rrahim Morina dhe drejtorët e Drejtorive të Komunale, kanë vizituar SHFMU “Emin Duraku” në Dragobil, shkollë e cila ishte përfituese e mjeteve të teknologjisë informative dhe inventarit shkollor, të cilat nga Meryin, ishin sjellë në këtë shkollë, falë kontributit të “Rrethit shqiptaro-meyrinas”, organizatë shqiptare, e cila gëzon respekt të jashtëzakonshëm në Meyrin dhe në tërë kantonin e Gjenevës.

Më pas, janë vizituar edhe Qendra e Kompetencës “Kujtim Krasniqi”, çerdhja, Ujëvarat e Mirushës, stadiumi i qytetit, ku janë takuar edhe me futbollistët e klubit të qytetit, pishinat e në Banjë dhe është bërë një shëtitje nëpër qytetin e Malishevës.

Në takimin përmbyllës të kësaj vizite, kryetari i Malishevës dhe ai i Meyrinit, Ragip Begaj dhe Pierre Alain Tschudi, janë zotuar për vazhdimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët, si dhe kanë lënë porosinë që edhe në të ardhmen nga brezat e tjerë të vazhdohet me këtë bashkëpunim, dhe të vazhdohet miqësia e krijuar në mes të dy vendeve.

Takimi ishte vëllazëror dhe përfaqësuesit e dy komunave, janë ndarë të kënaqur me pritjen dhe vizitën, të cilët edhe kanë shkëmbyer dhurata me shenjat emblematike të dy komunave dhe të dy vendeve.

Miqësia në mes të dy komunave dhe bashkëpunimi i mirë që është duke vazhduar, është arritur falë lobit shqiptar në Zvicër që i kanë krijuar këto lidhje dhe të cilat janë dalë të jenë lidhje të fuqishme dhe me rëndësi për të dy komunat, pasi në këtë pjesë të Zvicrës, jetojnë dhe punojnë një pjesë e madhe e mërgimtarëve tanë, sidomos nga Malisheva.

Më Shumë

E shkarkuan Duron për dy humbje, Suhareka “ka harruar” kur ka fituar një ndeshje

Në tetë ballafaqimet e para të edicionit 2024/25, FC Suhareka po konkuronte me top pretendentët e Superligës për zonën evropiane. Me Shpëtim Duron në krye...

Temperaturat sot në Kosovë deri në 11 gradë celcius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2gradë...

Lajmet e Fundit