Rexhaj: Momenti i ndryshimit politik po afrohet

rexha legjendKandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! për kryetar të Prizrenit, është takuar me banorët e fshatit Legjendë.

Rexhaj tha se momenti i ndryshimit politik po afrohet. “Pas zgjedhjeve të 3 nëntorit në komunën e Prizrenit do të ngritet një force e re dhe e fuqishme politike, e cila do ta mbrojë edhe përfaqësoi denjësisht vullnetin dhe interesat e qytetarëve”, tha Rexhaj. Sipas tij, deri më tani qeverisjet e kaluara përpos që kanë shpërfillur vazhdimisht qytetarin, ato janë përgjegjëse kryesore për katandisjen tonë në mjerim.

“Përpos pasurimit të paligjshëm me paranë publike, ato e rrënuan besimin e qytetarëve për një jetë më të mirë. Prandaj, tani është koha që përmes votës t’i ndëshkojmë keqbërësit dhe ta krijojmë shansin për një jetë më të mirë dhe me të dinjtetshme me Lëvizjes Vetëvendosje”, tha Rexhaj.

Ndërkaq, Libur Aliu, deputet i Parlamentit të Kosovës, tha se Arbër Rexhaj përfaqëson vullnetin dhe shpirtin e pamposhtur të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje! “ Prandaj edhe kërkojmë besimin dhe mbështetjen e qytetarëve, për ta bërë ndryshimin e shumëkërkuar dhe për t’ia kthyer Prizrenit dinjitetin e humbur nga qeveritë e kaluara”, tha Aliu. /PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Sot Çekia-Kosova: Dardanët synojnë rezultat pozitiv

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sot në Pragë luan kundër Çekisë, në një ndeshje miqësore. Çekët dhe Dardanët do të përballen në Epet Arena, në...

Drini i Bardhë e mbyll sezonin me spektakël, 7:0 ndaj TOP Footballit

Drini i Bardhë e ka mbyllur sezonin e parë në Ligën e Dytë me një fitore të thellë, duke mposhtur TOP Footballin me rezultat...

Lajmet e Fundit