9.4 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

PDK-ja i kundërpërgjigjet Vetëvendosjes në Prizren: Propaganduat !

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në Prizren, ka mohuar se anëtarët e saj kanë kaluar në Vetëvendosje!

”Kjo propagandë e LVV-së vije në kohën kur shpërthyen skandalet e tyre, për punësimet e aktivistëve dhe familjarëve të pushtetarëve lokal, të cilët e kanë mbushur komunën e Prizrenit, me raste të nepotizmit dhe militantëve, nga koalicioni i panatyrshëm”, thuhet në reagimin e koordinatorit të PDK-së, në Prizren, Jeton Bytyçi.

“Partia Demokratike e Kosovës dega në Prizren, sapo ka përfunduar me sukses zgjedhjet e brendshme, ku pas këtij procesi kemi dal edhe më të fuqishëm dhe më të konsoliduar, sepse me këtë rast ka filluar modernizimi dhe demokracia brenda partisë”.

“Hapja dhe reforma brenda partisë sapo ka filluar, ku me këtë rast mund të ketë edhe transfere dhe raste të izoluara të kalimit të disa individëve dhe lëvizje nga njëra në parti- tjera, por secili qytetar mbi të gjitha është i lirë që të merr vendime të tilla sovrane, por jo veprime të ngutshme dhe të nxitura nga dikush, që nesër mund të rezultojnë veprime të nxituara”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Legjenda e rock-ut Bryan Adams vjen për koncert në Kosovë më 27 qershor

Ylli botëror i muzikës, Bryan Adams, do të performojë për herë të parë në Kosovë në kuadër të turneut të tij evropian. Sipas datave zyrtare...

Çikat e Bashkimit nisin me fitore gjysmëfinalen e Play-offit

Bashkimi e ka nisur në mënyrën më të mirë serinë gjysmëfinale të Play-offit në Superligën e Femrave, duke shënuar fitore bindëse ndaj Prishtinës me...

Lajmet e Fundit