27.5 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

SBASHK: Koha e kërcënimeve ka kaluar, nuk do të ketë mësim të shtunave dhe gjatë festave

Sinidkata e Arsimit njofton se përkundër disa ‘kërcënimeve’ të disa drejtorëve të Drejtorive të Arsimit, mësimi nuk do të mbahet as të shtunave e as kur është ditë feste.

“SBASHK gëzon respekt edhe në Kosovë ,dhe jo vetëm nga shumica absolute e punëtorëve të arsimit, por edhe nga sindikalistë të sektorëve të tjerë dhe nga popullata. Kjo i ka bërë nervoz disa individë, që përfaqësojnë ndonjë institucion qendror apo lokal dhe ata për të krijuar një atmosferë frike te anëtarët e SBASHK-ut kanë nisur të përmendin edhe mundësinë e ngritjes së dofarë kallëzimesh penale ndaj kryetarit të kësaj sindikate, pos as ky shantazh se ndal dot SBASHK-un ne mbrojte të anëtarësisë”, thuhet në komunikatën e SBASHK-ut.

Këshilli Drejtues i SBASHK-ut dhe kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve kanë thënë se nëse Parlamenti voton për të bërë barazimin e koeficienteve te mësuesve të nivelit 1-5, te pedagogëve , psikologëve e sekretarëve të shkollave me kolegët e tyre të nivelit 6-9, atëherë në shenjë të solidarizimit me ta do të zgjatet ky vit shkollor për një javë. Por nëse kjo nuk ndodh atëherë SBASHK thotë se nuk do të ketë kompensim të as edhe një ore të humbur në grevë.

“Greva është e ligjshme dhe ka pasur përkrahjen edhe të gjithë sindikatave të Ballkanit e Evropës dhe ligji nuk obligon grevistët të kompensojnë orët e humbura në grevë. Mësimdhënësit e kanë thënë fjalën e tyre për këtë dhe tentimi që të dërgohen në orë me shantazhe, shpifje dhe deklarata plot gënjeshtra është presion dhe shkelje e të drejtës së tyre elementare. Kontrata Kolektive e Arsimit e saktëson se punëtorët e arsimit kanë javë 5 ditëshe të punës dhe 20 orë mësimore në javë.Çdo ngarkesë mbi këtë mund të bëhet me pajtimin mes dy palëve. Të kërkohet të punohet të shtunave, pa pajtimin e punëtorëve të arsimit është shkelje e Kontratës Kolektive, e Kontratës individuale të punës dhe e Ligjit. Të mos respektohen festat dhe të kërkohet të punohet kur janë ato është shkelje edhe më e rëndë. Drejtorë kujdes se këto janë shke lje shumë të rënda”, thuhet në komunikatë.

Më Shumë

Kastrati: Hartimi i përbashkët i buxhetit është llogaridhënie dhe transparencë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka vlerësuar se përfshirja e qytetarëve në hartimin e buxhetit është thelbësore për forcimin e qeverisjes lokale,...

Të gjitha udhët çojnë në Qorr-sokak

Nga Blerim Shala Që merremi vesh të gjithë në futboll dhe në politikë, këtë e kemi ditur qëmoti. Nuk jemi vetëm ne të tillë. Tek...

Lajmet e Fundit