Vdes aktorja e re, Mya-Lecia Naylor

Aktorja Mya-Lecia Naylor ka vdekur më 7 prill, mirëpo lajmi për vdekjen e saj është bërë i ditur vetëm tani në kanalin për fëmijë CBBC. Shkaku i vdekjes së aktores 17-vjeçare ende nuk është konstatuar.

Mya ka luajtur në seritë “Almost Never” dhe “Millie Inbetween”, ndërsa rolin e parë e ka luajtur kur ishte vetëm njëvjeçare në serinë “That is Fantastic”.

Image

Ajo ka sprovuar veten edhe si manekine, por edhe si këngëtare në grupin “Angels ‘N Bandits”. Ajo kishte bërë një pauzë të madhe mes viteve 2004 dhe 2011, por pasi ishte kthyer ajo kishte arritur të paraqitet në disa role kryesore në seri të ndryshme.

Ajo ka aktruar në filmat si “Cloud Atlas” dhe “Code Red”, ndërsa është dashur të luajë edhe në filmin “The Witcher”./ZERI

Më Shumë

Humb jetën 78-vjeçari në Prizren – u godit nga një veturë teksa lëvizte me biçikletë

Një aksident i rëndë trafiku me pasojë vdekjen ka ndodhur në rrugën “Faik Konica” në Prizren, ku një automjet ka goditur me pjesën e...

Arrestohet edhe nëna e dy të rinjve që dyshohen për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobajë të Prizrenit

Një ngjarje tragjike ka tronditur Prizrenin të dielën, ku një i ri ka mbetur i vrarë pas një përleshjeje që ndodhi në mesditë. Si pasojë...

Lajmet e Fundit