3.2 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Kizolli: 100 milionshi i premtuar për Prizrenin, është dezinformatë

Hapja e fushates KizolliPartia Konservatore e Kosovës aktivitetin e saj politik e ka zhvilluar sot me banorët e lagjeve “Tabakhane” dhe “Jenimahallë”.

Në praninë e një numri të madh qytetarësh kryetari i këtij subjekti politik, Munir Basha fillimisht ka përshëndetur të pranishmit duke u shprehur i mahnitur me interesimin e lartë të pjesëmarrësve në takim. Ai tha se kjo pjesëmarrje tregon seriozitetin e qytetarëve për ta ndryshuar gjendjen aktuale dhe siguroi që rruga e vetme e zgjidhjes së problemeve dhe e ndryshimeve është Partia Konservatore e Kosovës.

Basha tha se bashkëpunimi me qytetarët, problemet dhe kërkesat e tyre, do të jenë preokupim i tyre, dhe se kjo është forma e cila do të duhej të ndiqej edhe nga pushtetet e deritanishme. “Me Partinë Konservatore vërtet është ndryshe, sepse ne identifikojmë vështirësitë në mënyrë proaktive në bashkëpunim me qytetarët dhe i adresojmë ato me përkushtim”, tha Basha.

Kandidati i PK-së për kryetar të Prizrenit Beni Kizolli në këtë takim është përqendruar në problemet e lagjeve të cilat janë të përafërta me njëra -tjetrën duke u ballafaquar me mungesën e furnizimit të rregullt me ujë, mungesën e kapanxhave të kanalizimit, mungesën e çerdheve për fëmijë nëpër lagje, mangësitë në shkollimin cilësor, mungesën e hapësirave rekreative e sportive, si dhe shumë probleme të tjera.

Ai premtoi se kanë plane konkrete për rregullimin e tyre nëpërmjet themelimit të këshillave nëpër lagje. “Këto këshilla do të merren me kërkesat e banorëve të cilat do të shqyrtohen pranë drejtorive përkatëse për tu marrë më tutje me adresimin e tyre”, tha Kizolli.

Kandidati Kizolli këtë takim e ka përfunduar menjë porosi për qeveritarët. “Buxheti vjetor i Prizrenit është 36 milion euro. Për një mandat të qeverisjes 4 vjeçare kjo shumë është 144 milion euro. Këto mjete janë të garantuara dhe mblidhen nga taksapaguesit e komunës së Prizrenit dhe grantet qeveritare. Prandaj, asnjë parti politike apo qeveritar nuk mund të bëjë fushatë politike dhe elektorale duke përmendur investime 100 milionëshe me mjete që janë ashtu se ashtu të garantuara dhe të dedikuara për komunën e Prizrenit. Këto premtime boshe qëllimisht shkaktojnë huti, dezinformojnë qytetarët dhe pasqyrojnë një gjendje të rrejshme”, tha Kizolli.

Sipas tij, Komuna e Prizrenit do të udhëhiqet nga Partia Konservatore e Kosovës .  “ Ne do të parandalojmë politizimin e udhëheqjes dhe keqpërdorimin e mjeteve buxhetore dhe garantojmë se shuma e gjithmbarshme prej 144 milionëve do të përdoret për ato qëllime që edhe janë paraparë, duke siguruar një mirëqenie dhe siguri të taksapaguesve dhe qytetarëve të komunës së Prizrenit”, tha Kizolli. /PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

A është ky adresimi i Parashqevi Simakut?

Profili në facebook është i krijuar në emër të saj, më datë 16 dhjetor 2024. Në të, këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Parashqevi Simaku, e cila...

Trajnime falas për tregun e punës në Prizren

Oda e Ndërmarrësve dhe Zejtarëve në Prizren, bashkë me ITI Pro Kosova, do të organizojnë trajnime falas për tregun e punës. Ky trajnim mbështetet nga...

Lajmet e Fundit