11.8 C
Prizren
E diel, 3 Maj, 2026

‘Cineplexx’ pritet të hapet së shpejti edhe në Prizren

Kinemaja ‘Cineplexx’, në fillim të vjeshtës së këtij vitit pritet të hapet edhe në qytetin e Prizrenit.

Kjo është bërë e ditur nga drejtori menaxhues i ‘Cineplexx’-it, Milazim Saliu, i cili, në një konferencë për media ka shpalosur disa detaje rreth hapjes së kësaj kinemaje.

“Në muajt shtator-tetor do të bëjmë hapjen e ‘Cineplexx’, Prizreni do të ketë premierë botërore, do të ketë edhe kinematë më moderne me teknologjinë e re që do të vijnë. Prishtina ka treguar se jemi më të mirët në rajon, shpresoj që edhe Prizreni të tregoj këtë”, tha Saliu, transmeton Telegrafi.

Drejtori menaxhues i ‘Cineplexx’, Milazim Saliu

Ai, theksoi se kinemaja ‘Cineplexx’, në Prizren do t’i ketë 5 salla me rreth 800 ulëse.

Kurse, drejtori i ‘Galeria Shopping Mall’, Gojart Shaqiri, gjatë konferencës u shpreh krenar se po bëjnë ndarjen e hapësirës brenda qendrës për hapjen e ‘Cineplexx’-it.

Drejtor i ‘Galeria Shopping Mall’, Gojart Shaqiri

Ai tha, se i gjithë qyteti i Prizrenit dhe qytetet tjera përreth do të kenë mundësi të bëhen pjesë e qendrës Galeria dhe e ‘Cineplexx’-it./Telegrafi/

Më Shumë

Disa lagje në Prizren mbesin pa ujë për shkak të një defekti në rrjetin transportues

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se disa zona të Prizrenit kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijes si pasojë e një defekti në...

Sulmoi fizikisht një zyrtar, arrestohet i dyshuari në Prizren

Një person është arrestuar pasi dyshohet për sulm ndaj personit zyrtar. Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari i cili u arrestua më 26.04.2026...

Lajmet e Fundit