Gjykata Themelore e Prizrenit, po arrin të zvogëloj dukshëm numrin e madh të lëndëve, në krahasim me numrin e vogël të gjyqtarëve që punojnë në divizionin penal. Me një përkushtim të tillë, punon edhe Sadije Selmani gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Penal, të cilën e ftuam për intervistën e shkurtër të këtij numri.
1. Si udhëheqës i Departamentit të Përgjithshëm – Divizioni penal, cilat janë sfidat me të cilat përballeni me punën tuaj si gjyqtar?
Po sfidat me të cilat përballemi me punën tonë si gjyqtar janë të shumta, përkundër angazhimit maksimal profesional të punës për shkak të numrit të madh të lëndëve në krahasim me numrin e gjyqtarëve që punojnë në divizionin penal të departamentit të përgjithshëm mundohemi dhe kemi arritur që të zvogëlojmë numrin e lëndëve ashtu që për të arritur në një nivel ku lënda nga momenti i arritjes në gjykatë e deri në përfundimin e saj të jetë një periudhë e arsyeshme e nga ky vit kalendarik na janë shtuar edhe dy gjyqtar në këtë divizion por duhet theksuar se edhe një gjyqtar nga divizioni penal është pranuar në Gjykatën e Apelit në Prishtinë, por edhe përkundër kësaj unë si gjyqtar dhe kolegët e mi pos këtij disproporcioni nga numri i lëndëve me numrin e gjyqtarëve në secilin fund vit me rastin e rezultateve vjetore kemi arritur që për çdo vit në mënyrë permanente të zvogëlojmë numrin e lëndëve në krahasim me vitin paraprak e kjo fal angazhimit, punës profesionale dhe përkushtimit në punë.
Sfidë tjetër për mua si gjyqtar me të cilën përballemi gjatë punës sonë është nevoja e domosdoshme për rritjen e numrit të bashkëpunëtorëve profesional të cilat pa dyshim me punën dhe kontributin e tyre do të na ndihmonin që sa më shpejt të arrihet një proporcion dhe nivelizim në raport me numrin e lëndëve, numrin e gjyqtarëve.
Një sfidë tjetër që mjaft shumë po shkakton pengesa në përfundimet e lëndëve është edhe çështja e ndryshimit të vendbanimeve dhe vendqëndrimeve të palëve në procedurë, andaj duhet të kërkojmë edhe asistimin e organeve kompetente për sigurimin e adresave të vendbanimeve dhe vendqëndrimeve të njëjtëve e të cilat sigurime kërkojnë kohë dhe periudhë të gjatë e kjo është një ndër sfidat me të cilat po përballemi gjatë punës sonë profesionale.
2. Sa është transparente gjykata përball publikut në punën e saj? A mendoni se qytetarët dinë mjaftueshëm për gjyqësorin?
Gjykata është transparente në nivel të lartë përball publikut në punën e saj, këtë konstatim e mbështes në bazë të fakteve se pranë gjykatës sonë zyrtarja për informim është përherë transparente lidhur me çdo veprim të gjykatës, informon rregullisht publikun për të gjitha shqyrtimet që zhvillohen pranë kësaj gjykate që nga fillimi i çështjes dhe në të gjitha fazat e saj e deri në përfundim të shqyrtimit.
Shqyrtimet gjyqësore përherë janë publike ku prezenca e të gjithë qytetarëve është e lirë, me përjashtim të shqyrtimeve kur me kërkesë të palës apo sipas detyrës zyrtare gjykata merr vendim që publiku të përjashtohet nga shqyrtimi dhe i njëjti të jetë i mbyllur, por këto raste janë atëherë dhe vetëm atëherë kur plotësohen kushtet ligjore për një gjë të tillë.
Në kuadër të transparencës të gjykatës përball publikut duhet shtuar edhe faktin se të gjitha aktgjykimet e kësaj gjykate janë publike dhe për të njëjtat publiku mund të ketë qasje nëpërmjet faqes zyrtare elektronike të gjykatës.
Sa i përket dijenisë të qytetarit për gjyqësorin konsideroj se çdo kush që është i interesuar për punën e gjykatës ka mënyra të ndryshme për të pasur dijeni për punën e gjyqësorit, qoftë me prezencë në shqyrtime, përcjelljen e shqyrtimeve drejtpërdrejt apo përcjelljen e shqyrtimeve nëpërmjet mjeteve të shkruara dhe atyre elektronike. Sipas bindjes sime qytetarët kanë dijeni të mjaftueshme për punën e gjyqësori, pikërisht nga faktet dhe rrethanat e lartcekura e kjo në rend të parë duke ju falënderuar transparencës të gjyqësorit.
3. Gjatë punës suaj të përditshme, cilët janë lëndët më problematike dhe si i tejkaloni vështirësitë në zgjidhjen e tyre?
Gjatë punës sime të përditshme si gjyqtar lëndë problematike sipas mendimit tim nuk ka, nëse ekziston dallimi i lëndëve sipas mendimit tim duhet bërë dallimin e lëndëve për nga natyra e veprës penale, pesha e saj dhe kuptohet pasoja e shkaktuar.
Në punën time të përditshme, shumicën më të madhe të punës dhe kohës si anëtar i kolegjeve penale pranë Departamentit të Krimeve të rënda vërehet që sa i përket dallimeve të lëndëve sipas natyrës të veprës penale, peshës të saj dhe kuptohet pasojës të shkaktuar në këtë departament komforë dispozitave ligjore dhe kompetencës në bazë të Kodit të Procedurës Penale shqyrtohen lëndë dhe çështje më të ndjeshme që për nga natyra e veprës penale janë më të ndjeshme, pesha e këtyre veprave penale është më e rëndë e nga kjo rrjedhë që edhe pasoja e shkaktuar është më e lartë,
Vështirësitë në këto lëndë tejkalohen me qasje profesionale, punë të përkushtuar, si dhe respektimin e dispozitave ligjore si dhe parimeve bazë për një gjykim të drejtë, të shpejtë dhe efikas e kjo falë profesionalizmit, njohurive profesionale si dhe praktikës gjyqësorë të deritashme, andaj kur posedohen predispozitat e cekura më lartë atëherë edhe vështirësitë eventuale në zgjedhjen e lëndëve tejkalohen në mënyrë më të qetë dhe më të shpejt.
4. Statistikat e fundit tregojnë për rritjen e numrit të lëndëve nga dhuna në familje, pse mendoni se është kjo rritje dhe a kanë prioritet këto lëndë në zgjedhjen e tyre?
Lëndët ku objekt i shqyrtimit është dhuna në familje janë lëndë të natyrës mjaft mos të themi shumë të ndjeshme, duke pas parasysh që familja është bazament dhe prioritet për çdo shoqëri. Pranë gjykatës sonë është vërejtur një rritje e ndjeshme e lëndëve të kësaj natyre, arsyet se pse ka ardhur deri te kjo rritje janë të natyrës dhe shkaqeve të ndryshme, arsyet se pse vjen deri te dhuna në familje duhet kërkuar te vetëdijesimi i vet qytetarit dhe të kërkohen të gjenden arsyet bazë se pse i njëjti aplikon dhunë në atë më të çmuarën – familjen, ne mund vetëm të pre supozojmë shkaqet dhe arsyet për rritje të lëndëve të kësaj natyre por në mënyrë më profesionale dhe më të përgjithësuar duhet të angazhohen të gjitha institucionet e shoqërisë, organizatat e ndryshme, të organizohen simpoziume, seminare, trajnime apo në ndonjë mënyrë tjetër çfarëdo qoftë ajo të ju shpjegohet qytetarëve rëndësia dhe roli pozitiv dhe primar i familjes, rëndësia dhe autoriteti i saj në shoqëri dhe për të ardhmen e saj si dhe pasojat eventuale të cilat dhuna si dhunë në familje dhe fenomen lë në familje në veçanti dhe në shoqërinë tonë në përgjithësi. Angazhimi i lartcekur në këtë drejtim duhet të jetë sa më i shpejt dhe është çështje imediate para se ajo të marrë përmasa më të mëdha dhe më drastike dhe ndoshta atëherë edhe pasojat dhe të gjitha ato që rrjedhin nga ajo janë të pamundshme të sanohen.
Këto lëndë pa dyshim se kanë prioritet në zgjedhjen e tyre për arsye të specifikave dhe arsyeve të lartcekura.
5. Gjatë punës suaj si gjyqtar, cilat janë parimet të cilat i merrni për bazë me rastin e zgjidhjes së një çështje?
Parimet bazë me rastin e zgjedhjes së një çështje të cilat i marrë për bazë janë parimet e Kodit të Procedurës Penale, si dhe dispozitat ligjore të saj si dhe të Kodit Penal, respektimi i të drejtave të njeriut sipas Kushtetutës të Republikës së Kosovës, Konventave Ndërkombëtare si dhe respektimi i barazisë të palëve dhe mos diskriminimi i tyre nga asnjë aspekt e të gjitha këto në drejtim të asaj për një shqyrtim të drejt, të shpejt dhe efikas.