Millaku: Një qeverisje e re e zgjidh situatën në Kosovë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, duke folur për “Zërin” është shprehur se vendi aktualisht gjendet në një situatë të rëndë dhe se shpëtimi i vetëm është ndërrimi i qeverisjes përmes zgjedhjeve të reja.

“Për ta mbajtur rininë në vend dhe për ta çrrënjosur krimin dhe korrupsionin duhet ta ndryshojmë qeverisjen, sepse ata të cilët duhet ta luftojnë krimin janë zhytur vetë në krim e në korrupsion, andaj pa dyshim që duhet zgjedhje, në mënyrë që të krijojmë zgjidhje të situatës në vend. Mirëpo këta po u frikësohen zgjedhjeve sepse e dinë shumë mirë se nuk do të kenë gjasa më të qeverisin me Kosovën, karriera politike e disave do të marrë fund në zgjedhjet e ardhshme”, ka thënë ajo.

Millaku theksoi se disa nga problemet që e kanë sjellë vendin në këtë situatë janë korrupsioni, mungesa e njohjeve, mungesa e numrave të mazhorancës në vend, ikja e qytetarëve e të tjera.

“Situata është në këtë gjendje si rezultat i qeverisjeve të papërgjegjshme, që në fokus kanë pasur përfitime dhe interesa kryekëput personale. Tani nuk kemi njohje, por kemi çnjohje të atyre vendeve të cilat na njohën. Vendin tonë e ka kapluar krimi dhe korrupsioni në të gjitha institucionet dhe kjo situatë i ka zhgënjyer qytetarët. Duke mos pasur mundësi për punësime, shërim dhe jetë dinitoze qytetarët po e shikojnë si rrugë të vetme largimin nga vendi. Kuvendi nuk ka numra që të kalojnë projektligjet për të cilat pozita është zotuar se e ka shumicën në Parlament”, ka deklaruar Millaku./”Zëri”/

Më Shumë

Kërkohet paraburgim për dy djemtë dhe nënën e tyre lidhur me vrasjen e 27-vjeçarit në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj tre të dyshuarve në rastin e vrasjes së 27-vjeçarit...

Vdes gruaja nga aksidenti në autostradë, në gjendje të rëndë burri i saj

Ka vdekur gruaja që u lëndua rëndë në aksidentin e ndodhur pak më parë në Autostradën “Ibrahim Rugova”. Sipas burimeve të gazetares Arbreshë Uka brenda...

Lajmet e Fundit