Rexhaj: Komuna ka mundësi të bëjë më shumë për sportin

sport rexhaKandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! për kryetar të Prizrenit, Arbër Rexhaj, ka vizituar Klubin e hendbollit të femrave “Prizreni” si dhe Klubin e ping-pongut “Elif 19” në Prizren.

“Gjatë mandatit të kësaj qeverisjeje, sporti prizrenas asnjëherë nuk ka qenë në gjendje kaq dëshpëruese. Mungesa e interesimit dhe mbështetjes institucionale ka ndikuar drejtpërdrejtë në humbjen e potencialit garues të klubeve të të gjitha sporteve, dhe kjo qasje shpërfillëse duhet të ndryshojë menjëherë”, tha Rexhaj.

Ai tha se sporti duhet të kthehet në një kulturë të përgjithshme duke filluar nga përkujdesja për talentet në shkollat fillore dhe të mesme e deri tek ngritja e buxhetit.

“Ne konsiderojmë që komuna ka mundësi të bëjë më shumë për sportin. Lëvizja Vetëvendosje! në fushën e sportit do të angazhohet që Komuna të rrisë buxhetin për sport dhe organizohen më shumë ngjarje sportive me karakter garues të niveleve të ndryshme. Po ashtu duhet të shfrytëzohen fondet kombëtare dhe ndërkombëtare të shteteve mike për sport. Të organizohen në gjithë komunën, respektivisht në çdo vendbanim të saj klube sportive”, tha Rexhaj. /PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Mbi 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë, 14 persona të arrestuar në Kosovë

Policia regjistroi 65 aksidente trafiku, prej tyre 26 me të lënduar, ndërsa nuk u shënua asnjë aksident me fatalitet. Policia e Kosovës ka bërë të...

Dragashi përfiton mbi 883 mijë euro nga Granti i Performancës Komunale

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se ka nënshkruar Grantin e Performancës Komunale në vlerë prej 883,837.56 euro, mjete të cilat...

Lajmet e Fundit