10.5 C
Prizren
E hënë, 27 Tetor, 2025

Morina iu premton qeverisje të mirë bashkëvendasëve

foto ldk malishevDega e LDK-së në Malishevë, ka organizuar  një tubim në fshatin Lubizhdë. Të pranishëm në këtë tubim kanë qenë  kryetari i Degës  Januz Kastrati, sekretari  i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri si dhe Kandidati për kryetar Komune Salih Morina.

Kryetari i Degës Januz Kastrati  tha  se gjindet në vendin e kryetarit të ardhshëm të Malishevës, Salih Morina.  Ai theksoi  se me Salih Morinën të rinjët do ta ndiejnë vetën më së miri.

Sipaqs tij, Morina është urë lidhëse mes gjenratës së mesme dhe asaj të re. Kastrati u shpreh i bindur në fitorën e LDK-së. “ Me qeverisjen tonë gjërat do të shkojnë ndryshe  si në arsim, shëndetësi, administratë dhe shërbime publike, asistencë sociale, dhe zhvillim ekonomik”, tha Morina.

Në fjalën e tij Sekretari i Përgjithëshëm i LDK-së Ismet Beqiri, shprehu knaqësinë  e tij të veçantë që gjindej në fshatin Lubizhdë në vendlindjen e kandidatit për kryetar të Komunës, Salih Morina. Ai kërkoi nga të pranishmit që ta ndëshkojnë qeverisjen e tanishme të PDK-së, pasi sipas tij kjo qeverisje e ka degraduar jetën institucionale në Malishevë ,  ka manipuluar me votën e qytetarëve, ka vjedhur buxhetin e Komunës, si dhe ka humbur shpresën e njerëzve të këtij vendi për një jetë më të mirë.

Kandidati për kryetar të  Komunës Salih Morina tha se ndihet  i lumtur që bashkëfshatarët e tij po e mbështesin në mënyrë masive kandidaturën e tij për kryetar Komune.

Ai theksoi se qeverisja e tij do jetë qeverisje e drejtë dhe efikase ku të gjithë qytetarët do ta ndijnë dorën e pushtetit, ku transparenca dhe llogaridhënja do të jenë bazë e qeverisjes së tij./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vdes 43-vjeçari pas vetaksidentit me biçikletë elektrike në Prizren

Një 43-vjeçar ka vdekur dje si pasojë e një vetaksidenti në Prizren.   Viktima po drejtonte një  biçikletë elektrike. Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë ekipet...

Mbahen “Takimet e Gjeçovit” në Zym të Hasit – zbulohet shtatorja e Pjetër Bogdanit

Në Zym të Hasit sot u zhvillua edicioni i 54-të i manifestimit tradicional “Takimet e Gjeçovit”, i cili i kushtohet jetës dhe veprës së...

Lajmet e Fundit