Ariu i Murrmë vritet për trafikim të organeve: Mëlçia ju kushton deri në 12 mijë euro

Një prej arsyeve pse ‘Ariu i Murrmë’ vritet është mëlçia e tij, e cila në tregun e zi kushton afër 12 mijë euro, dhe blihet nga industritë farmaceutike. Ka edhe arsye tjera pse vritet dhe përndjekët, kjo kafshë e cila nga viti 2012 është e ndaluar me ligj të vritet në Kosovë

Ariu i murrmë (ursus arctos) është një prej kafshëve që gjendet gati në secilin kontinent të botës. Është një ndër anëtarët më të mëdhenj tokësor të rendit Carnivora, e për këtë rival e ka vetëm të afërmin e tij, ariun polar.

Por a keni menduar ndonjëherë pse kjo kafshë e madhe, e gjendur në shumë vende, vritet?

Disa lloje arinjsh shumë shpesh i nënshtrohen gjuetisë së paligjshme. Ata mund të vriten për kthetrat e tyre, lëkurën ose edhe për ‘trofe’ të tjerë si mishi i tyre, e në veçanti për organet që përdoren në mjekësi tradicionale, shkruan Gazeta Metro.

Mëlçia e Ariut të Murrmë, mund të shihet në fotografinë më lartë, me ngjyrë të verdhë.

E kur vie fjala tek mjekësia tradicionale, melçia e ariut të murrmë është ajo që përdoret më së shumti në këtë fushë, e cila kushton hiç më pak se 12.000 euro. Kështu të paktën thuhet në një raport të HSUS.

“Medikamentet mjekësore dhe biliare, të përgaditura nga mëlçia e ariut të murrmë, përdoren në mjekësinë tradicionale për të trajtuar një sërë sëmundjesh, përfshirë ethe, sëmundje të mëlçisë, konvulsione, diabet dhe sëmundje të zemrës”, shkruan në raport.

Sidoqoftë, vrasja e tyre është bërë, e vazhdon edhe sot në disa vende të bëhet në mënyrë ilegale. Kjo më së shumti për trafikim të organeve.

Ndërsa, raporti i  publikuar gjatë vitit 2013, ka treguar se mëlçia e ariut arrin një vlerë të lartë në tregun e zi, prej 5.000 deri në 12.000 euro, varësisht nga pesha dhe madhësia e organit.

Më Shumë

Komuna e Rahovecit ndan dekoratën “Ukshin Hoti” për Adem Demaçin

Në 83-vjetorin e lindjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, profesor Ukshin Hoti, Komuna e Rahovecit do të ndajë dekoratën “Ukshin Hoti”. Ceremonia e ndarjes së...

Nisin përgatitjet për Karnavalin Golden Eagle në Suharekë, Muharremaj premton një organizim të paharrueshëm

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se kanë nisur përgatitjet për organizimin e Karnavalit Golden Eagle 2026, i cili...

Lajmet e Fundit