Mytaher Haskuka
Si e shkatërron një të vërtetë historike?
Si e shkatërron shpresën për drejtësi?
20 vite nuk I thua të vërtetat tua.
20 vite nuk kerkon drejtësi për të vrarët, të dhunarit dhe të dëbuarit.
Kombet e Bashkuara kanë dokumantuar mbi 1100 akte që cilësohen si krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ti nuk ndërmer asgjë për ti adresuar ato.
Edhe për masakrat si ajo e Krushës së Vogël ku dihen kriminelët me emra e mbiemra, nuk e qel asnjë rast të vetëm në gjykata.
Nuk ndërmerr asgjë për dëmet e luftës më shumë se 100,000 shtëpi të djegura e të shkatruara, 80% të bagëtisë së vrarë, fabrika të shkatëruara e dyqane të djegura.
I harron të gjitha këto për pushtet.
Për pushtet I kap dhe I bllokon gjykatat.
Për pushtet fillon dialogun pa kushte.
Pranon cdo gjë që Serbia ka kërkuar në Kosovë.
Pranon decentralizim etnik, ndarje teritoriale, shumicën e dyfishtë parlametare.
Voton pakon e Ahtisarit, voton Zajednicën, voton demarkacionin…
Voton për amnestinë e krimineleve në pjesën veriore të Kosovës.
I ndan gjykatat në baza etnike, e ndan policinë në baza etnike.
I jep Serbisë të drejtën për telekom parallel ne Kosovë.
I jep Serbisë të drejtën e përfaqësimit të serbëve të Kosovës me Listën Serbe.
I jep Sebisë të drjtën e kërcënimit dhe përdorimit të serbëve të Kosovës.
Voton kundër njohjes së statusit të grave të dhunuara gjatë luftës.
Voton për formimin e gjykatës specilae në baza etnike, vetëm kundër shqiptarëve.
Vjedh në memorialet e martirëve dhe përmendoret e dëshmorëve.
Publikojnë foto rreme duke dhunuar për së dyti gjithë viktimat e luftës.
Me një foto të rrejshme shkatëron një histori të tanë me vuajtje një shekullore.
Turp për ata që 20 vite pushtet shkatërruan vlerat, na e shkatërruan ekonominë dhe shpresën për një shtet dinjitoz.
Turp për ata që I lanë viktimat pa drejtësi dhe tani degraduan edhe shpresën për drejtësi.