10.4 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

Inspektori në Prizren deklarohet i pafajshëm, investitori e pranon fajësinë

Inspektori i ndërtimtarisë në Komunën e Prizrenit, Enver Bytyqi, është deklaruar i pafajshëm për keqpërodrim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Në seancën fillestare të mbajtur të enjten në Gjykatën Themelore në Prizren, pas leximit të aktakuzës nga prokurori Mehdi Sefa, i akuzuari Bytyqi ka thënë se nuk e ndien veten fajtor për akuzën me të cilën ngarkohet, duke shtuar se ai nuk e ka kryer këtë vepër penale, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndërsa, fajësinë e ka pranuar i akuzuari për veprën penale të heqjes apo dëmtimit të vulave zyrtare apo shenjave, Feim Hamiti, i cili ka thënë se pendohet për veprën që ka kryer.

Prokurori Mehdi Sefa, nuk e ka kundërshtuar pranimin e fajësisë nga i akuzuari Hamiti, duke shtuar se ka prova të mjaftueshme për vërtetimin e fajësisë, dhe ka kërkuar nga gjykata që në rast të aprovimit të fajësisë gjatë shqiptimit të dënimit, t’i ketë parasysh si rrethanat rënduese, ashtu edhe ato lehtësuese.

Kurse, mbrojtësi i të akuzuarit Feim Hamiti, avokati Skender Morina, ka kërkuar nga gjykata që të aprovojë pranimin e fajësisë dhe gjatë shqiptimit të dënimit t’i ketë parasysh rrethanat lehtësuese, se i akuzuari është mbajtës i familjes dhe se për herë të parë ka rënë ndesh me ligjin.

Pas dëgjimit të palëve, gjykatësja Raima Elezi, e ka aprovuar pranimin e fajësisë nga i akuzuari Hamiti, ndërsa shpalljen e aktgjykimit e ka caktuar më 17 maj 2019, në ora 10:00.

Ndërsa, për të akuzuarin e parë Enver Bytyqi, pasi që ai nuk e ka pranuar fajësinë, gjykatësja Elezi, seancën e shqyrtimit të dytë e ka caktuar më 20 qershor 2019, në ora 09:00.

Ndryshe, në aktakuzën e Prokurorisë Themelore Prizren të ngritur më 19 prill 2019, i pandehuri Enver Bytyqi akuzohet për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, ndërsa i pandehuri Feim Hamiti, akuzohet veprën penale “heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose shenjave”.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Bytyqi, gjatë periudhës kohore 2016-2017, në Prizren, në cilësinë e personit zyrtar nuk i përmbush detyrat zyrtare, ashtu që shkel Ligjin për Ndërtimtari, duke mos rrënuar objektin ndërtimor në lagjen “Jeimahall”, të investitorit NTSH “Shigjeta e Pashtrikut” me pronar Feim Hamiti, me qëllim që të përfitimit të dobisë për tjetrin.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari vetëm ka kryer punë administrative në hartimin e procesverbalit duke mos sjell konkluzionin për rrënimin e objektit pa leje, kështu ka mundësuar dobi pasurore për investitorin Feim Hamiti.

Në dispozitivin e dytë të aktakuzës, thuhet se i akuzuari Hamiti, gjatë vitit 2017, pas vendosjes së shiritave nga inspektorët komunalë, i njëjti nuk e përfill vërejtjen për ndalimin e punimeve dhe heq shiriti e vendosur duke dëmtuar vulat zyrtare dhe vazhdon ndërtimin e objektit pa leje. /Betimipërdrejtësi

Më Shumë

QKMF-ja në Prizren pranon donacion me pajisje mjekësore

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhip Berisha” në Prizren ka pranuar me kënaqësi një donacion të vlefshëm nga KosovaMed Healthcare sh.p.k., që përfshin...

Suhareka triumfon në Prizren

Suhareka arriti një fitore të rëndësishme 4–2 ndaj Prizrenit, duke marrë tri pikë të vlefshme në luftën për mbijetesë, raporton PrizrenPress. Pjesa e parë përfundoi...

Lajmet e Fundit